Skip to content
Të Gjitha

U shkarkua nga vetting-u, prokurorja e Shkodrës Besa Nikëhasani “mban shpresat” te Strasburgu

· 2 min lexim

Prokurorja e Apelit Shkodër, e larguar si pasojë e Vetting-ut, Besa Nikëhasani i është drejtuar gjykatës së Strasburgut për shkarkimin e saj.

Sipas vendimit të KPK, ajo rezultoi se kishte probleme me mos justifikimin e 2 apartamenteve, dy garazheve, dhe një makinë.

Gjykata e Strasburgut i ka adresuar disa pyetje nëse procesi i rivlerësimit ndaj prokurores ka qenë i drejtë, dhe nëse janë vënë në dispozicion të gjitha mjetet juridike të ankimimit.

Një ndër pyetjet lidhet me faktin nëse procesi i rivlerësimit ndaj prokurores ka të bëjë me të qenurit një proces i drejtë gjyqësor në përputhje me nenin 6 të Konventës.

Gjykata e Strasburgut adreson edhe pyetjen nëse ka pasur një ndërhyrje në të drejtën e ankuesit për respektimin e jetës së tij private sipas nenit 8 të Konventës për shkak të shkarkimit nga posti i Prokurorit.

Kujtojmë se edhe pas apelimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Besa Nikëhasani nuk është e vetmja që i është drejtuar gjykatës së Strasburgut.

Padi të tilla në Strasburg kanë bërë edhe gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë që janë shkarkuar nga vetting-u, mes të cilëve është edhe prokurorja Rovena Gashi.