Antonela u rikthye në “Për’puthen” pas 3 ditësh mungesë. Menjëherë në nisje të emisionit ajo u përplas me Ledjanën, e cila kërkoi që të merrej masë ndaj Antonelës pasi kjo e fundit e ofendoi ditën e djeshme. Gjatë një lidhje live në emision, Antonela e cilësoi Ledjanën si burrë me buzë të bëra, diçka që kjo e fundit nuk e priti aspak mirë.
Sot Ledjana i kërkoi llogari edhe Arjan Konomit, sepse ai nuk reagoi pas ofendimeve të Antonelës. Ledjana tha se Arjani reagon shumë keq sa herë që fyhet dikush, por për rastin e saj nuk tha asnjë fjalë. Ndërsa opinionisti u justifikua me faktin që nuk e kishte kuptuar batutën e Antonelës, sepse kishte menduar se e kishte për Mevlanin.
Ndërkohë sot në “Për’puthen” u transmetua video e një lope xhiruar nga Antonela dhe kjo e fundit shprehej: “Ua konkurrentja e Për’puthen”. Për këtë video të gjithë ju kthyen kundër Antonelës, sepse e cilësuan si një ofendim për vajzat e kolme, për Aristelën dhe Ledjanën. Mirëpo Antonela tha se nuk e kishte për asnjërën nga vajzat videon dhe ju kërkoi falje në rast se ndonjëra prej tyre ishte ndjerë keq prej saj.
Edhe Bora Zemani i tërhoqi vëmendjen Ledjanës, duke u shprehur se ajo duhet të tregojë kujdes këtej e tutje me gjuhën që përdor kundrejt konkurrentëve të tjerë.
Iconstyle.al