Pas premtimit të kryeministrit Edi Rama se të gjitha bashkitë në vend do të kenë ujë të pijshëm 24 orë, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike.
Ka qenë Edi Paloka, i cili ka nxjerrë një video ku shihet qartë se kryeministri Rama e ka bërë këtë premtim bashkë me legalizimin e shtëpive që në vitin 2013.
“Rama premton te njejtëen gje prej 8 vitesh. Në 2013 premtoi të njejtën gjë : “Ujë 24 orë në ditë” Ato që nuk i bëri në tetë vite, premton se do i bëj “mandatin e tretë”!!! Dështak dhe i pafytyrë! Gjykoni vetë a mund ti besohet këtij,”- shkruan Paloka krah viedos.
Reagimi i Ramës:
“24 orë ujë brenda mandatit të tretë në Tiranë, ku përfshij Kamzën dhe Vorën. E njëjta gjë do të ndodhë me Vlorën, Shkodrën, nuk ka pasur 24 orë ujë kurrë dhe sot ka një përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë përfshirë Elbasanin, Kukësin dhe krejt vijën turistike nga Velipoja në Sarandë. Me rritjen e buxhetit për ujin me 40% ne do të garantojmë më në fund 100% ujë të pijshëm 24 orë në zonat urbane dhe uji i pijshëm nuk do të jetë më temë e fushatave elektorale. Pak shifra ndër shumë që mund të sillja dhe më pas mund të më ndihmojnë qoftë për ujin, qoftë për energjinë, 3 menaxherë të cilët janë persona që kanë luajtur rol të rëndësishëm në këto sektorë lidhur me furnizimin me ujë në këtë rast shifrat janë: Në vitin 2013, në rang territori, ne kishim 12 orë ujë në ditë, në dhjetor të këtij viti do të kemi 18 orë ujë në ditë dhe në mbyllje të mandatit të tretë 24 orë në ditë.”, u shpreh Rama.