Skip to content
Të Gjitha

Skandali me 15-vjeçaren/ Polici e pranon: “Video është e imja, por…”

· 1 min lexim

Është zbardhur dëshmia e policit të arrestuar për ngacmim seksual, në Malësi të Madhe i cili është shfaqur në një video duke bërë gjeste të turpshme në kamer, ndaj një 15 vjeçareje.

Ishte nëna e vajzës e cila publikoi videon dhe denoncoi rastin, ajo pretendon se ka shkuar të bëjë denoncimin, por nuk e ka pritur askush.

Sipas dëshmisë që ka dhënë para grupit hetimor ( një pjesë e saj), Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe ka thënë: “Videoja është e imja, por nuk ka lidhje me ngacmimin për të miturën. Kam qenë duke komunikuar me një tjetër person që kam një lidhje”.