Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

83-vjeçari dhunon kunatën dhe futet nga dritarja në banesë/ Policia: Dhunoje dhe ti

23:29 10/07/2024
Reading Time: 2 min lexim

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një 83 vjeçari nga fshati Kozare i Kuçovës, i quajtur Xhoxhi Prifti, i cili kërcënon, dhunon dhe i urinon brenda shtëpisë kunatës së tij. Kjo e fundit edhe pse ka marrë dy herë urdhër mbrojtje ndaj tij, sërish gjendja është e njëjtë. Kafaze Prifti tregoi për gazetarët e Fiksit se jetesa e saj është bërë e pamundur. “Jetoi bashkë me vajzën dhe djalin edhe ata i dhunon dhe ofendon kunati gjithë ditën, na është bërë jeta e pamundur, na godet me gurë dhe me shkop, ka urinuar brenda në banesë, hyn nga dritarja ka bërë një palë shkallë”, tregon Kafazja.

Edhe pse zonja sot është me urdhër mbrojtje përballet çdo ditë me të njëjtën situatë. “Ka ardhur këtu policia, ka ardhur dhe shefi i krimeve më kanë thënë kur ai të gjuan, gjuaj edhe ti, por unë ju kam thënë se nuk i gjuaj” thotë Prifti. Ajo kërkon ndihmë që të moshuarin ta çojnë në një institucion, sepse kështu e ka të pamundur të jetojë.

Fiksi solli disa video ku i moshuari e quan kunatën të përdalë dhe e gjuan me gurë. Në një bisedë telefonike me Specialistin e Policisë së Zonës, Arben Kaçin, qytetarja ankohet se edhe me urdhër mbrojtje po kërcënohet, por Kaçi i thotë që të shkojë në komisariat të ribëjë kallëzim sepse ai është i zënë me një punë tjetër.

Gazetarët E Fiksit u interesuan edhe në komisariat për rastin, por sipas drejtuesve të institucionit, këtë moshë nuk e lejon ligji të shkojë në burg, ndaj zgjidhja duhet gjetur bashkë më Shërbimin Social. Kështu gazetarët shkojnë edhe tek ky i fundit, koordinatorja e dhunës në familje, Eralda Lacka,  tregon se e njohin rastin dhe do bëjnë një mbledhje. Ajo thotë në bazë të ligjit dhunuesi duhet larguar nga banesa, por duke qenë i moshuar nuk mund ta nxjerrin pa pëlqimin e tij.

Këmbënguljes së gazetarëve se përse nuk është gjetur zgjidhje më parë , punonjësja nuk i përgjigjet. Për të është shumë e rëndësishme të bëjnë mbledhje, por nuk parashikon asnjë zgjidhje./ Top Channel

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Xhoxhi Prifti

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para
Sjelljet e shenjave të horoskopit kur marrëdhënia në çift po ftohet

Horoskopi sot, 11 korrik 2024

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English