Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

80 vite për ta përfunduar? Skandali absurd i apartamenteve të shitura në ajër në Durrës Marina

12:20 02/03/2026
Reading Time: 2 min lexim

Që në ditën e parë ky projekt u shit si mrekullia ekonomike e dekadës. Miliarda euro investime, mijëra vende pune, një marinë gjigante që do ta kthente Durrësin në destinacion elitar. Sot, disa vite më pas, realiteti është krejt tjetër. Gazetarë investigative kanë shkuar në terren dhe kanë parë me sy se godinat nuk janë të përfunduara. Ato janë ende në punim e sipër. Ritmi është i ngadaltë. Premtimet janë shumë larg asaj që shihet në kantier.

Por skandali i madh nuk nis sot. Skandali nisi kur u hapën shitjet e apartamenteve në ajër. Kur qytetarëve iu kërkua të paguanin parapagime për prona që ekzistonin vetëm në rendera dhe broshura. Kur u prenotuan apartamente pa leje ndërtimi për shumicën e objekteve. Kur projekti ishte ende i mbushur me pikëpyetje ligjore, financiare dhe pronësore.

Ne ju kemi paralajmëruar prej kohësh. Kemi thënë qartë se modeli financiar nuk mbështetej në kapital të fortë të investitorit, por në paratë e blerësve. Kemi ngritur alarmin se një projekt që varet nga parapagimet, jo nga fondet e garantuara, rrezikon të zvarritet për vite të tëra, në mos të mos përfundojë kurrë. Sot, kur progresi real në terren është minimal krahasuar me përmasën gjigante të planit, këto paralajmërime marrin tjetër peshë.

Me këtë ritëm, përfundimi i plotë i projektit mund të kërkojë dekada. Kur llogarit raportin mes investimeve të realizuara dhe volumit total të shpallur, përllogaritjet janë tronditëse. 80 vite për ta përfunduar nuk është fantazi. Është pasqyra e diferencës mes propagandës dhe realitetit.

Si u bindën mijëra qytetarë të blinin në ajër në një projekt problematik që në nisje? Për më tepër, me çmime në stratosferë! Në një projekt ku pjesa dërrmuese e ndërtimit është rezidenciale, jo marinë turistike. Në një projekt ku toka publike u vu në dispozicion me vendim politik dhe ku shteti mori mbi vete kosto të mëdha për zhvendosjen e portit.

Edi Rama e prezantoi këtë si vizion kombëtar. Si investim strategjik. Por në praktikë, qytetarët kanë financuar me paratë e tyre një projekt që sot duket i brishtë dhe i pasigurt. Kanë financuar mashtrimin politik të një suksesi të shpallur para kohe.

Një tokë publike e transformuar me vendim politik nuk bëhet automatikisht bekim për ata që blejnë. Nëse projekti zvarritet pafund, nëse kantieri mbetet i hapur për dekada, ata që kanë paguar sot rrezikojnë të presin një jetë të tërë për ta gëzuar atë që u është premtuar.

Koha do të tregojë nëse ky projekt do të përfundojë ndonjëherë. Por një gjë është e qartë: qytetarët u vunë të financojnë një ëndërr politike që sot duket më shumë si një rrezik i madh financiar. Dhe për këtë, përgjegjësia është konkrete.

Etiketa: apartamente ne ajerdurres marinareformaeditorial

Të tjera

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 28-vjeçari
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 28-vjeçari

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të diel në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur më 22 mars 2026,...

14:43 22/03/2026
Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja
Kryesore

Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e play off-it për...

15:37 21/03/2026
Para
Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

Shqipëria sërish në vijën e zjarrit? Sulmet ndaj bazave perëndimore dhe hija e Ashraf 3

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 28-vjeçari

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën 28-vjeçari

14:43 22/03/2026
Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja

Play off Botërori, Silvinjo publikon listën: rikthehet Muçi, debutime të reja

15:37 21/03/2026
Nafta në krizë: rajoni ul taksat, Shqipëria mbetet ndër më të shtrenjtat

Nafta në krizë: rajoni ul taksat, Shqipëria mbetet ndër më të shtrenjtat

14:22 21/03/2026
100 mln euro borxhe të “Air Albania”, Qeveria Rama i merr përsipër me taksat tona

100 mln euro borxhe të “Air Albania”, Qeveria Rama i merr përsipër me taksat tona

13:47 21/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.