Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

11:30 08/12/2025
Reading Time: 2 min lexim

8 dhjetori mban vulën e një prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë sonë politike dhe shoqërore. Në vitin 1990, qindra studentë të Universitetit të Tiranës u ngritën në Qytetin Studenti për të kërkuar liri, të drejta dhe një Shqipëri të re. Ajo që nisi si revoltë ndaj kushteve të vështira të jetesës u kthye brenda pak ditësh në lëvizjen që çoi drejt pluralizmit politik dhe rrëzimit të monopolit të një regjimi që kishte mbajtur vendin të izoluar për dekada.

Ky ishte momenti kur rinia shqiptare u bë zëri i një kombi të tërë. Më 12 dhjetor 1990 u shpall edhe partia e parë opozitare, duke shënuar zyrtarisht hyrjen e Shqipërisë në një epokë të re. 8 dhjetori mbetet kështu simbol i kurajës, i energjisë rinore dhe i aftësisë së brezave të rinj për të ndryshuar historinë kur shoqëria ka më shumë nevojë.

Por tre dekada më vonë, ky përvjetor na përball edhe me një realitet të dhimbshëm.

Të dhënat tregojnë se brenda 13 viteve, numri i të rinjve shqiptarë është tkurrur me 45 për qind. Emigracioni masiv, mungesa e mundësive dhe pasiguria ekonomike kanë goditur pikërisht ata që në vitin 1990 ishin shpresa e ndryshimit. INSTAT konstaton se në vitin 2024 Shqipëria kishte vetëm 405 mijë të rinj të moshës 15-29 vjeç, një rënie dramatike krahasuar me vitin 2011.

Më shumë se një e katërta e të rinjve në të 30-at gjenden pa profesion, pa arsim profesional ose të lartë të përfunduar, dhe shpesh jashtë çdo lloj tregu pune. Edhe ata që diplmohen hasin pengesa: rreth 15 për qind e të rinjve me arsim të lartë rezultojnë të papunë, pavarësisht viteve të studimit dhe sakrificave të familjeve.

Sistemi arsimor vazhdon të mos lidhet me tregun e punës, duke prodhuar kontraste të mprehta mes nevojave të ekonomisë dhe aftësive realisht të ofruara. Vetëm në periudhën 2020-2025, numri i nxënësve të regjistruar ka rënë me rreth 61 mijë, një tkurrje prej 10 për qind. Që nga viti 2015, arsimi parauniversitar ka humbur mbi 112 mijë nxënës, ose 31 për qind të totalit.

Në grupmoshën 15-29 vjeç, papunësia luhatet rreth 22 për qind, ndërsa emigrimi shihet nga shumica si rruga e vetme për të siguruar një jetë të qëndrueshme. Largimi i të rinjve po rrudh bazën e popullsisë së re, dobëson tregun e punës dhe cenon cilësinë e zhvillimit ekonomik. Shqipëria rrezikon të futet në një spirale të gjatë plakjeje dhe mungese të fuqisë punëtore, një proces që tashmë ka nisur të ndihet qartë në çdo sektor.

Ndaj sot, në Ditën e Rinisë, përveç nderimit për studentët e dhjetorit 1990, kjo datë na detyron të reflektojmë: si mund të ketë një të ardhme Shqipëria, nëse të rinjtë e saj po largohen më shpejt se kurrë?

8 dhjetori ishte dhe duhet të mbetet simbol i shpresës. Por sot, më shumë se kurrë, ai na kujton se energjia, forca dhe e ardhmja e vendit po zbrazet para syve tanë.

Të tjera

Alarmi i SPAK: Paratë e krimit po pastrohen në tregun shqiptar
Aktualitet

Alarmi i SPAK: Paratë e krimit po pastrohen në tregun shqiptar

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ngritur alarmin për përmasat që ka marrë pastrimi i...

15:32 09/03/2026
Shqiptarët në qendër të trafikut të drogës në Belgjikë, alarm nga drejtësia: Po rrezikojmë të bëhemi “narko-shtet”
Kryesore

Shqiptarët në qendër të trafikut të drogës në Belgjikë, alarm nga drejtësia: Po rrezikojmë të bëhemi “narko-shtet”

Rritja e fuqisë së organizatave kriminale të trafikut të drogës në Belgjikë po ngre alarmin në sistemin e drejtësisë, ndërsa...

14:08 09/03/2026
Para
Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i "Gener 2", oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Alarmi i SPAK: Paratë e krimit po pastrohen në tregun shqiptar

Alarmi i SPAK: Paratë e krimit po pastrohen në tregun shqiptar

15:32 09/03/2026
Shqiptarët në qendër të trafikut të drogës në Belgjikë, alarm nga drejtësia: Po rrezikojmë të bëhemi “narko-shtet”

Shqiptarët në qendër të trafikut të drogës në Belgjikë, alarm nga drejtësia: Po rrezikojmë të bëhemi “narko-shtet”

14:08 09/03/2026
LISTA/ Mbi 20 rrugë të dëmtuara në gjithë vendin, ndërsa Rama i quan “vepra historike” të Ballukut

LISTA/ Mbi 20 rrugë të dëmtuara në gjithë vendin, ndërsa Rama i quan “vepra historike” të Ballukut

13:42 09/03/2026
Skema mafioze e bregdetit, qeveria tërhiqet nga referencat dhe i hap rrugë resorteve luksoze

Skema mafioze e bregdetit, qeveria tërhiqet nga referencat dhe i hap rrugë resorteve luksoze

12:25 09/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.