Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“7S”/ Këlliçi: Pronarët e inceneratorit të Tiranës, regjistruan një tjetër kompani

14:41 02/08/2024
Reading Time: 3 min lexim

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë ka dorëzuar në SPAK disa prova të tjera. Belind Këlliçi bëri me dije se sot, brenda Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar prova të tjera për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Ndërkohë, ditën e sotme Këlliçi dorëzoi në SPAK një dokument, e cila është një faturë e lëshuar nga kompania “Wolf Theiss” për kompaninë “EM Capital Group”. Kompania “Wolf Theiss” është e mirënjohur ndërkombëtarisht për shërbimet e konsulencës dhe avokatisë. Sipas Këlliçit, kjo kompani ka faturuar shërbime për regjistrimin e dy kompanive të reja, njëra e quajtur “Denebola Investments” dhe tjetra e quajtur “7S Group”. Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të nisë menjëherë letër porositë në shtetin e Bullgarisë dhe pranë autoriteteve të saj, ku të kërkohet jo vetëm i gjithë informacioni financiar dhe bankar i këtyre 2 kompanive, por të ushtrohen kontrolle fizike për të sekuestruar prova të pastrimit të parave.

Del në skenë del ''7S'', Këlliçi:

DEKLARATA E DREJTUESIT POLITIK TË TIRANËS, BELIND KËLLIÇI:

Të nderuar qytetarë, prej 4 vitesh tashmë Prokuroria Speciale po heton aferën e shekullit, atë të inceneratorit të Tiranës. Arritja më e madhe e këtyre hetimeve deri më sot, është arrestimi i një drejtori në pension e një drejtori tjetër në bashki dhe zhdukjes me sukses gjatë këtyre 4 viteve të 132 milionë eurove, nën hundën e SPAK. Prej tetorit të vitit 2023, i kemi dërguar informacion të plotë SPAK për një kompani të regjistruar në Bullgari, e cila quhet EM Capital Group, kompani e cila ka marë miliona e miliona euro nga llogaritë e inceneratorit Tiranë dhe kompanisë ITS sh.p.k të Klodian Zotos. Sipas disa informacioneve të bëra publike nga gazetarë të ndryshëm, të dhënat e ardhura nga Bullgaria tregojnë se nëpërmjet kësaj kompanie, kanë përfituar para edhe familjarë të pronarëve realë të inceneratorit Tiranë. Sot, meqënëse SPAK nuk dëshiron të gjurmojë paratë dhe vijon të mbyllë sytë përpara fakteve ulëritëse për këtë vjedhje, po bëj publik një dokument të ri, shumë të rëndësishëm për hetimin e kësaj vjedhje.

Ky dokument është një faturë e lëshuar nga kompania Wolf Theiss, kompani ë mirënjohur ndërkombëtarisht për shërbimet e konsulencës dhe avokatisë, lëshuar për kompaninë EM Capital Group. Wolf Theiss ka ofruar çdo shërbim të mundshëm për kompaninë EM Capital, përfshirë dhe regjistrimin e kompanive të reja, sipas kërkesës të kësaj të fundit. Në faqen 3 të këtij dokumenti, kjo kompani ka faturuar shërbime për regjistrimin e 2 kompanive të reja, njëra e quajtur Denebola Investments dhe tjetra e quajtur 7S Group.

I bëj thirrje SPAK, të nisë menjëherë letër porositë në shtetin e Bullgarisë dhe pranë autoriteteve të saj, ku të kërkohet jo vetëm i gjithë informacioni financiar dhe bankar i këtyre 2 kompanive, por të ushtrohen kontrolle fizike dhe pranë ambjenteve të zyrave ku gjendet çdo informacion i nevojshëm për pastrimin e parave. E nëse kjo nuk ndodh, atëherë jemi përpara faktit se SPAK nuk ka absolutisht ndër mend të gjurmojë paratë e dy pronarëve të inceneratorit Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj. Sërish ditën e sotme, po e lë përpara dyerve të SPAK këtë dokument autentik, për ti ardhur në ndihmë prokurorëve specialë, për të bërë drejtësinë aq shumë të pritur nga qytetarët shqiptarë dhe për të na thënë se ku kanë shkuar 132 milionë eurot e një inceneratori që nuk ekziston. Sa për dy kompanitë e reja, e dalloni mjaft qartë, që njëlloj si në skemën e 5 Drejtorëve të Bashkisë Tiranë me kompaninë 5D, këtë rradhë pronarët e inceneratorit Tiranë, kanë regjistruar kompaninë 7S Group, ose më saktë 7 Specialistët. Tingëllon absurde, qesharake dhe fyese për këdo qytetar që e dëgjon këtë fakt, por mesa duket i ndjeri Pjetër Arbnori, ka qenë profetik dhe tejet i saktë në thënien e tij epike, se këta nuk janë socialistë, por janë specialistë!!!

Etiketa: Belind Kelliçi

Të tjera

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës
Aktualitet

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u zhvillua seanca përmbyllëse ku ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës paraqitën...

15:15 18/02/2026
Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori
Aktualitet

Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori

Shqipëria mbylli ëndrrën e saj olimpike në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, duke përfunduar një kapitull që do të mbetet...

14:56 18/02/2026
Para
Tronditet Prishtina/ Burri dhunon për vdekje gruan, e reja pësoi hemorragji në tru

Tronditet Prishtina/ Burri dhunon për vdekje gruan, e reja pësoi hemorragji në tru

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës

“Rrezikova jetën për liri, Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”- fjalimi i Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës

15:15 18/02/2026
Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori

Shqipëria mbyll ëndrrën olimpike në Milano-Cortina 2026, por shkruan histori

14:56 18/02/2026
Në kërkim me “arrest me burg”, Ermal Beqiri merr 2.6 mln euro nga KLGJ

Në kërkim me “arrest me burg”, Ermal Beqiri merr 2.6 mln euro nga KLGJ

12:50 18/02/2026
Tensione në Rrjoll, përplasje me Policinë, 6 banorë shoqërohen pasi bllokuan “Gener 2”

Tensione në Rrjoll, përplasje me Policinë, 6 banorë shoqërohen pasi bllokuan “Gener 2”

12:12 18/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.