Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

76 viktima dhe 9 të arrestuar nga zjarri në resortin e skive në Turqi

08:20 22/01/2025
Reading Time: 2 min lexim
76 viktima dhe 9 të arrestuar nga zjarri në resortin e skive në Turqi

Një zjarr tragjik ka përfshirë një hotel 12-katësh në provincën Bolu të Turqisë, duke shkaktuar të paktën 76 të vdekur dhe shumë të plagosur.

Dy persona humbën jetën pasi u hodhën nga ndërtesa për t’i shpëtuar flakëve.

Zjarri ka shpërthyer gjatë një periudhe të ngarkuar, kur hotelet ishin plot me vizitorë për shkak të pushimeve dimërore shkollore.

Sipas ministrit të Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, mbi 50 persona u plagosën, ndërsa ende janë duke u identifikuar viktimat.

“Zemrat tona janë thyer. Jemi në zi,” u tha Yerlikaya gazetarëve jashtë hotelit. “Duhet ta dini se kushdo që është përgjegjës për shkaktimin e kësaj dhimbjeje nuk do t’i shpëtojë drejtësisë,” shtoi ai.

Hetimet për shkak të zjarrit kanë nisur dhe janë arrestuar nëntë persona, përfshirë pronarin e hotelit.

Zjarri dyshohet të ketë nisur në restorantin e hotelit dhe është përhapur me shpejtësi në ndërtesë.

Në momentin e shpërthimit të zjarrit, hoteli kishte 248 mysafirë të regjistruar.

Yerlikaya thotë se 45 nga 76 personat e konfirmuar të vdekur janë identifikuar, ndërsa përpjekjet për të identifikuar viktimat e mbetura po vazhdonin.

Trupat e të identifikuarve iu dorëzuan familjeve të tyre.

Ndërsa 17 të tjerë u trajtuan menjëherë dhe u liruan nga spitali, pasi kishin marrë vetëm plagë të lehta, sipas ministrit turk të Shëndetësisë Kemal Memisoglu.

Një mysafir që qëndronte në katin e tretë të hotelit, u tha mediave turke se kishte kaos në katet e sipërme, ndërsa të ftuarit e tjerë u përleshën duke u përpjekur të arratiseshin.

“Njerëzit në katet e sipërme po bërtisnin. Ata varën çarçafë… disa u përpoqën të hidheshin,” tha Yelkovan.

Dëshmitarët dhe raportet sugjerojnë se sistemi i zbulimit të zjarrit në hotel nuk ka funksionuar, dhe veshja prej druri e jashtme mund të ketë përshpejtuar përhapjen e flakëve.

“Gruaja ime ndjeu erën e djegies. Alarmi nuk ra”, tha Yelkovan. “Zbritëm shkallët dhe dolëm jashtë”.

Zjarri ka shkaktuar një valë tronditjeje në Turqi dhe hetimet për shkaqet dhe përgjegjësinë e ngjarjes janë ende në vazhdim.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpalli një ditë zie kombëtare që do të mbahet të mërkurën. Ai shtoi se të gjithë flamujt në ndërtesat qeveritare dhe misionet diplomatike turke jashtë vendit do të ulen në gjysmë shtizë për të nderuar viktimat.

Për fat të keq morëm një lajm shumë të trishtuar këtë mëngjes nga Bolu, Kartalkaya. Vëllezërit dhe motrat tona u vranë dhe u plagosën në një zjarr që shpërtheu në një hotel.”

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: hotelturqizjarr

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Trump: Izraeli pranon kushtet për armëpushim 60-ditor në Gaza

22 shtete padisin Trump për urdhrin e shtetësisë

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English