Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë njoftuar në faqen e tyre në Facebook se një kontigjent i specializuar ka zbarkuar në Shqipëri për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna pranë Shkodrës. Në ndihmë të forca të Kosovës do të jenë dhe ekipet shqiptare të sigurisë. Sipas njoftimeve zyratre në 17 dhjetor dyshohet se një 65-vjeçari nga Kosova është mbytur në lumin Buna aksidentalisht pasi ishte për të peshkuar.
“Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontigjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna”, thuhet në njoftimin e FSK-së
Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...








