60 mijë euro për arrest shtëpie

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia arreston biznesmenin e 16-të në lidhje evazionin fiskal nëpërmjet TVSH, ndërkohë që në gjykatën e Tiranës po vlerësohej masa në ngarkim të 15-të ndaluarve më herët.

Drilon Bareti me detyrë administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk”, akuzohet për “Krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

“ Falsifikim të vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Në të njëjtën kohë Prokuroria e Tiranës, ka kërkuar masën e arrestit me burg, për 14 biznesmenët e arrestuar për evazion fiskal, ndërsa për njërin prej tyre, masën “Arrest shtëpie”.

Avokati i biznesmenit, Paqsor Buzi, ka ofruar 60 mijë euro, në këmbim të lirisë së klientit të tij.

Buzi është aksioner me 50% i kompanisë së ndërtimit “G.P.G Company sh.p.k|”, kontraktori më i madh i Qeverisë në projektet e Rilindjes Urbane.

Shpërndaje
Share.

Komento