Skip to content
Gjuha SQ EN
Kryesore

56-vjeçari i shpallur në kërkim, gjetet i pajetë në Krujë

Një person është gjetur i pajetë në zonën e quajtur “Fushat e Mejdanit” në Krujë ditën e djeshme. Sipas policisë, viktima është shtetasi E. V., 56 vjeç. Pas një ekzaminimi paraprak, nuk janë gjetur…

· 1 min lexim

Një person është gjetur i pajetë në zonën e quajtur “Fushat e Mejdanit” në Krujë ditën e djeshme.

Sipas policisë, viktima është shtetasi E. V., 56 vjeç.

Pas një ekzaminimi paraprak, nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e tij. Dyshohet fillimisht se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Krujë më 1 dhjetor 2024, për largim nga banesa.