Skip to content
Kryesore

5 kartonë të kuq dhe asnjë fitues, dy ndeshjet e Superiores mbyllen në barazim

· 1 min lexim

Partizani-Egnatia dhe Skënderbeu-Tirana janë mbyllur në barazim.

Kryesuesit e Partizanit ishin shumë pranë fitores në ndeshjen ndaj kampionëve në fuqi, por iu ikën 3 pikët në minutat e fundit.

Mba realizoi për “demat e kuq” në minutën e 34, ndërsa Bakayoko barazoi në minutën e fundit të kohës së rregullt, por menjëherë pas festës u ndëshkua me karton të kuq nga kryesori i takimit, i cili i akordoi dy kartonë në verdhë, pasi hoqi bluzën dhe festoi tek tifozët kundërshtarë.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Korçë, Skënderbeu-Tirana, nuk pati gola, por dy ekipet e mbyllën takimin me nga 9 lojtarë pasi nga dy futbollistë për secilën skuadër u ndëshkuan me kartonë të kuq.