Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 14:00 në lagjen “28 Nëntori” të Vlorës, ku një 46-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
Viktima është identifikuar si G. D., i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda nga rënia.
Burime paraprake bëjnë me dije se 46-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor, faktorë që mund të kenë ndikuar në vendimin fatal.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të këtij akti tragjik.