38 vjetori i shfrenuar i Ibras, gjigandi suedez i bën vetes dhuratën luksoze 1.5 milion euroshe

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zlatan Ibahimovic e ka festuar ditëlindjen e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.

Bomberi suedez i ka dhuruar vetes një Ferrari luksoz, që ka vetëm 499 kopje në të gjithë botën.

Bëhet fjalë për një makinë jashtë serie, me motorr V12 , që mund të arrijë 100 km në pak sekonda.

Në pjesën e xhamit mbrojtës të përparme ka një sistem mbrojtjeje kundra erës, për të mbrojtur pasagjerët.

Makina quhet “Ferrari Monza SP2 Limited Edition” dhe vlen 1.5 milion euro.

Sulmuesi gjithmonë ka qenë i pasionuar pas mjeteve motorike dhe ky është ‘thesari’ i radhës që i shton garazhit të tij.

Gjithashtu Federata Suedeze e Futbollit ndërtoi në Malmo një statujë në nder të Ibrahimovic, duke e quajtur si talentin më të madh të të gjitha kohërave të Suedisë.

Ibrahimovic e krahasoi statujën, me atë të Lirisë, të vendosur në New York.

“Nëse do të shkoni në New York do të shihni Statujën e Lirisë, nëse vini në Suedi është statuja e Zlatanit”, u shpreh Ibra gjatë inaugurimit.

Ibrahimovic ka qenë një nga sulmuesit më të fortë të Seria A.

Ai ka luajtur për të treja ekipet që kanë bërë historinë e Italisë, Juventusin, Interin dhe Milanin.

Shpërndaje
Share.

Komento