33-vjeçari shqiptar u gjet i pajetë në shkallët e një shtëpie, këto janë dyshimet e policisë greke

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mesnatën e të premtes së kaluar, një 33-vjeçar mbeti i pajetë në mënyrë misterioze në Greqi. Ai u gjet i vrarë nga një kalimtar i rastit në lagjen “Haidari” të Athinës.

Ai ishte qëlluar me dy plumba në shpinë e deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar për ngjarjen e rëndë.

Policia greke dyshon që autori i ngjarjes të ketë qenë i njohur me viktimën. I riu shqiptar është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia greke dyshon se ngjarja është larje hesapesh, për krime të ndodhura jashtë Greqisë.

Sipas të dhënave, shqiptari nuk ka asnjë precedent penal në shtetin grek dhe për këtë është bërë edhe më e vështirë zbardhja e krimit.

Identiteti i shqiptarit të pajetë ende nuk është bërë i ditur për arsye hetimore. Deri tani policia ka vetëm dëshminë e personit kalimtar që e ka gjetur të pajetë shqiptarin në afërsi të shkallëve të një banese.

Ishte ky kalimtar ai që ka telefonuar policinë dhe ambulancën. 33-vjeçari shqiptar ishte qëlluar me 2 plumba 9 milimetërsh.

Shpërndaje
Share.

Komento