Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

31 reformat që duhet të zbatojë Shqipëria për të përfituar nga Plani i Rritjes së BE

08:28 05/04/2025
Reading Time: 8 min lexim

Shqipëria duhet të zbatojë 31 reforma që lidhen me 141 ndërhyrje që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, arsimin, infrastrukturën dhe teknologjinë deri në vitin 2027, për të përfituar nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Më poshtë janë afatet dhe reformat:

Mjedisi i biznesit

Një vlerësim i të gjitha përjashtimeve tatimore me synimin për të vendosur nëse ndonjë masë mund të hiqet gradualisht dhe me synimin për të marrë vendim nëse mundësohet përdorimi i grupeve të të dhënave nga palët e treta për hetimin e pasurive të pajustifikuara (Qershor 2025).

– Përfshirja në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave (SAA) e hetime nga administrata tatimore të pasurive të pajustifikuara të aseteve të tatimpaguesve (Dhjetor 2026).

– Plotësimi i regjistrit të pasurive të tatimpaguesve për 10% të tyre (Dhjetor 2026).

– Rritja e plotësimit paraprak të deklaratave të TVSH-së dhe deklaratave të tatimit mbi të ardhurat personale (duke përdorur informacionin nga fiskalizimi) (Dhjetor 2026);

– Forcimi i performancës së hetimeve kundër mashtrimit tatimor (Qershor 2027).

– Regjistrimi fillestar të jetë kryer në 95% të të gjitha zonave kadastrale (Qershor 2026).

– Digjitalizimi i të gjitha kartelave të pasurive të paluajtshme (në letër) ka përfunduar dhe digjitalizimi përparon, në përputhje me Udhërrëfyesin gjithëpërfshirës, për të arritur rezultate të prekshme me përfundimin e proceseve të digjitalizimit, të miratuar deri në Qershor 2025 (Qershor 2027)

– Miratimi i një udhërrëfyesi gjithëpërfshirës për të arritur rezultate të prekshme për përfundimin e proceseve të digjitalizimit, me qëllim që titujt (në letër) e pronësisë për pasuritë e paluajtshme dhe hartat kadastrale në të gjitha zonat kadastrale të digjitalizohen, duke u dhënë përparësi zonave me rëndësi ekonomike dhe regjistrimi fillestar të përfundojë plotësisht. (Qershor 2025)

– Miratimi i një politike të tokës dhe masat e nevojshme administrative, buxhetore dhe koordinuese, për fillimin e zbatimit të saj në vitin 2028. (Qershor 2027)

Miratimi i një plani integriteti (Dhjetor 2025), duke përfshirë masa të efektshme antikorrupsion për të përmirësuar transparencën dhe përgjegjshmërinë në ofrimin e shërbimeve dhe për të treguar rezultate në përmirësim të ndjeshëm të cilësisë, transparencës, nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës (Dhjetor 2027).

– Miratimi i ligjit mbi PPP /koncesionet në përputhje me Acquis dhe praktikat më të mira të BE-së (Qershor 2025) dhe PPP/koncesionet fillojnë të integrohen plotësisht në Listën Unike Kombëtare të Projekteve (Dhjetor 2025).

– Miratimi i bazës ligjore për të siguruar një Autoritet me pavarësi operacionale të Ndihmës Shtetërore dhe i masave operacionale (buxheti) (Dhjetor 2025).

– Të gjithë anëtarët e rinj të bordeve të SPSh-ve të emërohen nëpërmjet procedurave transparente dhe të bazuara në merita (Dhjetor 2024) dhe amendimi i rregulloreve përkatëse për të përfshirë rregulla për emërimin e anëtarëve të bordeve të Shoqërive publike, përmes proceseve të hapura dhe të bazuara në merita të rekrutimit (Qershor 2025).

– Zgjerimi i kritereve për anëtarë të pavarur të bordeve të ndërmarrjeve shtetërore me procedura të hapura dhe të bazuara në merita, do të aplikohet “kudo që është e mundur” (d.m.th., për të gjitha ato ShPSh të cilat nuk klasifikohen si “performues të këqij”, etj., pas një analize fizibilitet) (Dhjetor 2026).

Kapitali njerëzor

– Dy Komitete shtesë për Aftësitë Sektoriale (Bujqësia; Energjia), duke përfshirë zhvillimin e kurrikulave të Arsimit Profesional (Qershor 2026).

– Kurrikula në Arsimin dhe Formimin Profesional (përfshirë standardet e profesioneve përkatëse), në fushat e përcaktuara në Strategjinë e Specializimit Inteligjent, të rishikuara nga Agjencia Kombëtare e Aftësive dhe Kualifikimeve dhe të miratuara nga ministria përgjegjëse për AFP-në. (Qershor 2026)

– 85% e mësuesve përkatës të AFP-së janë trajnuar për kurrikulat e rishikuara të AFP-së. (Dhjetor 2026)

– 50% e të diplomuarve nga shkollat e AFP-së janë punësuar në sektorin përkatës të studimeve të tyre (3 muaj / 6 muaj) pas diplomimit (të ndarë sipas gjinisë dhe llojit (të punësuar / të vetëpunësuar / vazhdojnë studimet e larta dhe punojnë në të njëjtën kohë); gjurmuar çdo vit (Qershor 2027).

– Miratimi dhe zbatimi i një sistemi të ri të vlerësimit të performancës (një metodologji dhe instrumente për vlerësimin e nivelit të kompetencave digjitale) për mësuesit në nivelet fillore dhe të mesme, veçanërisht për kompetencat TIK. (Qershor 2027)

– Përditësimi i kurrikulës në arsimin bazë parauniversitar që lidh arsimin me nevojat e tregut të punës, përkatësisht lëndët “Shkencat e natyrës, Artet, Teknologjia dhe TIK dhe Gjuhët). (Dhjetor 2026 ).

– 95% e mësuesve janë trajnuar për kurrikulat e reja. (Qershor 2027)

– Fillimi i zbatimit të kurrikulës së re. (Qershor 2027)

– Zgjerimi i programit “Art dhe Zeje” në 65% të shkollave të arsimit bazë dhe të mesëm. (Qershor 2027)

– Rregullimi dhe miratimi i kuadrit për njohjen / vlefshmërinë e përvojës së mëparshme të të mësuarit joformal dhe informal dhe përfshirja e kualifikimeve gjatë gjithë jetës, përfshirë mikrokredencialet, në Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve. (Qershor 2026)

– 90% e ofruesve publikë dhe privatë të AFP-së kalojnë në procesin e akreditimit. (Qershor 2027)

– Futja e referencave të qarta në aktet nënligjore dhe rregulloret përkatëse të Kornizës Shqiptare, si kritere për akreditim. (Dhjetor 2025)

– Lidhja e 95% të shkollave publike me lidhje broadband me shpejtësi të lartë (të paktën 30 Mbit). (Dhjetor 2025).

– Krijimi i Smart Labs, shoqëruar secili me infrastrukturën përkatëse digjitale, në 75% të shkollave publike. (Qershor 2027)

– Futja e lëndës TIK në të gjitha klasat e arsimit bazë dhe trajnimi i 500 mësuesve të arsimit parauniversitar për të dhënë mësim këtë lëndë. (Dhjetor 2026)

– Përmirësimi i kapaciteteve TIK në IAL, duke zhvilluar dhe duke forcuar një platformë të menaxhimit të informacionit për arsimin e lartë. (Dhjetor 2026)

– Certifikimi sistematik për programet e aftësive digjitale, që do të arrijë certifikimin e 6000 individëve. (Dhjetor 2026)

– Ofrimi i programeve të diversifikuara, që synojnë punëkërkues që përfitojnë ndihmë ekonomike, punëkërkuesit e papunë afatgjatë dhe punëkërkuesit e papunë afatgjatë me arsim bazë / pa arsim paraprak. (Qershor 2025)

– Rritja e numrit të punëkërkuesve të papunë të regjistruar në Programet Aktive të Tregut të Punës (PATP) në 8%. (Qershor 2026)

– Rritja e numrit të regjistrimit të punëkërkuesve në zyrat e punësimit në 60% të totalit të të papunëve. (Qershor 2026)

– Rritja e numrit total të punëkërkuesve të papunë në Formimin Profesional në 20% të totalit të punëkërkuesve të papunë. (Dhjetor 2026).

– Rritja e numrit të punëkërkuesve të papunë që punësohen përmes Programeve të Promovimit të Punësimit të SHKP-së në 5000 (të dhëna të ndara sipas gjinisë dhe grupeve vulnerabël). (Dhjetor 2027)

– Miratimi i Strategjisë së Specializimit Inteligjent. (Dhjetor 2024)

– Miratimi i ligjit dhe zbatimi i legjislacionit për shkencën dhe kërkimin në përputhje me politikën e Zonës Europiane të Kërkimit. (Dhjetor 2025)

– Krijimi i një platforme për promovimin e Shkencës së Hapur, duke u dhënë studiuesve shqiptarë akses të lirë në botimet kërkimore të garantuara nga institucionet e tyre. (Qershor 2027)

– Miratimi i një plani veprimi me masa për të siguruar progres, që Shqipëria të klasifikohet si një inovator mesatar në Tabelën Europiane të inovacionit (TEI), duke rezultuar në përmirësimin e raportimit të Shqipërisë për treguesit TEI. (Dhjetor 2025)

Aftësitë digjitale

– Miratimi i legjislacionit përkatës për t’u harmonizuar me rregulloren e re të BE-së për identitetin Digjital (e-IDAS 2) (Qershor 2026)

– Përfshirja në listën e besuar të Vendeve të Treta të BE-së për vërtetimin e nënshkrimeve elektronike. (Dhjetor 2025)

– Futja e plotë e ID-ve elektronike që lejojnë lidhjen me shërbimet digjitale të administratës publike (duke përfshirë të paktën 22 shërbime elektronike aktuale në e-Albania në fushën e taksave, shërbimeve sociale dhe arsimore) (Dhjetor 2026) dhe pjesëmarrje të plotë në Portofolin e ID-së së BE-së. (Dhjetor 2027)

– Implementimi i një Portofoli Digjital për shërbimet elektronike publike, në përputhje me standardet e BE-së, duke pilotuar si pjesë e Portofolit të identitetit Digjital të e-shërbimeve publike, për të paktën 10 e-shërbime publike. (Dhjetor 2026)

– Kërkesat e marrëveshjeve të njohjes reciproke janë të vendosura dhe të gatshme për nënshkrim me partnerët e tjerë të Ballkanit Perëndimor. (Qershor 2027).

– Përditësimi i listës së infrastrukturës kritike në fushëveprimin e ligjit kombëtar në përputhje me Direktivën NIS2. (Qershor 2025)

– Kornizat e prezantuara nga përafrimi i NIS2 (korniza CVD, kuadri i menaxhimit të krizave), të jenë të vendosura dhe plotësisht funksionale. (Dhjetor 2025)

– Agjencia Digjitale (AKSK – duke vepruar si autoritet kompetent siç përcaktohet në Direktivën NIS2) funksionale: me staf të mjaftueshëm, të pajisur me kompetenca mbikëqyrëse, që kryen kontrolle mbikëqyrëse. (Dhjetor 2026).

– Miratimi i legjislacionit përkatës për Broad-band për ta përafruar me Acquis të BE-së dhe Aktin e infrastrukturës Gigabit, me hyrjen në fuqi në BE. (Qershor 2026)

– Zbatimi i masave rregullatore dhe të kapaciteteve institucionale për të siguruar përfshirjen e infrastrukturave 5G, në përputhje me instrumentet 5G të sigurisë kibernetike të BE-së. (Qershor 2025)

– Miratimi i Strategjisë inovative të Sipërmarrjes. (Dhjetor 2024)

– Miratimi i akteve ligjore mbi instrumentet e mbështetjes së inovacionit duke përmirësuar praktikën aktuale, në përputhje me praktikat e BE-së. (Dhjetor 2025)

– Përgatitja dhe ekzekutimi i një skeme grantesh me fokus në inkubatorët/përshpejtuesit, duke synuar zgjidhjet e gjelbra dhe/ose digjitale. (Dhjetor 2026)

– Përgatitja dhe ekzekutimi i një skeme grantesh me fokus te SME-të dhe/ose startup-et, ku 30% e totalit të SME-ve dhe/ose fondeve të startup-eve synojnë zgjidhje të gjelbra dhe/ose digjitale. (Dhjetor 2025).

Tranzicioni i gjelbër i energjisë

– Miratimi i ndryshimeve ligjore për t’u përafruar me paketën e integrimit të energjisë elektrike, në përputhje me kërkesat e Komunitetit të Energjisë dhe fillimi i zbatimit. (Qershor 2025)

– Vazhdimi i zbatimit të paketës së integrimit të energjisë elektrike duke vënë në funksion tregun e energjisë elektrike brenda ditës, në përputhje me kërkesat e Komunitetit të Energjisë. (Dhjetor 2024)

– Vazhdimi i zbatimit të paketës së integrimit të energjisë elektrike nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Operatori i emëruar i Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO-Nominated Electricity Market Operator) duke ndërmarrë veprimet e nevojshme kombëtare për t’iu bashkuar tregut të përbashkët (market coupling) të BE-së, në përputhje me kërkesat e Komunitetit të Energjisë. (Dhjetor 2025)

– Tërheqja graduale nga ndërhyrja publike në përcaktimin e çmimeve për furnizimin me energji elektrike, nëpërmjet derregullimit të tensionit të mesëm dhe të lartë, në përputhje me ligjin për Sektorin e Energjisë. (Dhjetor 2025)

– Zhvillimi i metodologjisë për të përcaktuar grupet e varfra energjetike dhe mjetet e monitorimit, si dhe masat e eficiencës së energjisë që synojnë familjet e ndjeshme ndaj energjisë, duke miratuar planin e veprimit për adresimin e varfërisë energjetike. (Qershor 2026)

– Miratimi i një plani ankandi të bazuar në sasi për të paktën 600 MW instalime të kapaciteteve të reja të energjisë së rinovueshme për tre vitet e ardhshme (në vazhdim për 300 MW do të konsiderohen si pjesë e planit trevjeçar të ankandit). (Dhjetor 2024)

– Miratimi i ligjit për t’u harmonizuar me Direktivën e Energjisë së Rinovueshme të vitit 2018 për biomasën/biokarburantet, përfshirë qëndrueshmërinë dhe kriteret e kursimit të emetimeve të gazeve serrë për biokarburantet. (Qershor 2025)

– Sistem funksional për lëshimin e garancive të shërbimit të origjinës për energjinë e rinovueshme. (Dhjetor 2024)

– Miratimi i ndryshimeve në rregulloret në fuqi për dhënien e lejeve për të thjeshtuar procedurat e lëshimit të lejeve për burimet e rinovueshme (njësi banimi dhe instalime të mëdha). (Qershor 2025)

– Miratimi i kornizës ligjore për krijimin e komuniteteve të energjisë. (Qershor 2026)

– Të paktën 600 MW kapacitete të reja të energjisë së rinovueshme të instaluara. (Qershor 2027)

– Zbatimi i MRVA-së, duke miratuar ndryshime ligjore dhe akte nënligjore për t’u përafruar plotësisht me Acquis të BE-së MRVA dhe duke ndërtuar gatishmërinë institucionale dhe të tregut për të zbatuar Monitorimin, Raportimin, Verifikimin dhe Akreditimin (MRVA). (Dhjetor 2025)

– Zbatimi i shkallës vjetore të rinovimit të ndërtesave në përputhje me synimet indikative (numri i ndërtesave publike të rinovuara), të përfshira në strategjinë afatgjatë të rinovimit të ndërtesave. (Qershor 2027)/MONITOR

Etiketa: Plani i rritjesshqiperi

Të lidhura

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës
Aktualitet

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës

Ermal Onuzi dha dorëheqjen nga posti i komandantit të Gardës së Republikës, ku ishte emëruar vetëm para 9 muajsh, më...

20:12 03/06/2025
Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 21-vjeçarin Aldi Neziri, i dyshuar si autori i plagosjes së një 15-vjeçari në...

19:31 03/06/2025
Para
Mbrojtja e të dhënave personale, në 2024 ankesat u rritën me 15.4%

Mbrojtja e të dhënave personale, në 2024 ankesat u rritën me 15.4%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës

Ermal Onuzi largohet nga drejtimi i Gardës së Republikës

20:12 03/06/2025
Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori

Plagosi 15-vjeçarin në një piceri në Ali Dem, arrestohet autori

19:31 03/06/2025
Shoferin e autobusit e zë gjumi në timon, vdesin 11 pasagjerë dhe plagosen 17 të tjerë

Shoferin e autobusit e zë gjumi në timon, vdesin 11 pasagjerë dhe plagosen 17 të tjerë

19:13 03/06/2025
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn, trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn, trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine

18:52 03/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.