3 vjet më parë e goditi me gotë qelqi në fytyrë, ja çfarë thotë sot Stine për Flori Mumajesin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka qenë një ndër sherret më të bujshme të showbiz-it ai mes Stines dhe Flori Mumajesit në Këngën Magjike 2015.

Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të spektaklit dhe përfundimit të votimit. Sipas të pranishmëve Stine nuk e ka përmbajtur veten pasiu votua me 2 pikë nga Flori dhe e ka goditur këtë të fundit me një send të fortë në ballë, duke e gjakosur.

Në atë kohë, Flori Mumajesi tregoi se Stine e kishte goditur me grusht dhe gotë qelqi. Këngëtari postoi edhe një foto me ballin e çarë që bëri xhiron e rrjetit.

Por pas një interviste të fundit të Stines, duket se marrëdhënia mes dy kantautorëve është përmirësuar.

Stine ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Mirage” dhe në pyetjen se kë do zgjedhte mes Florit dhe Alban Skenderajt, këngëtari u vu në siklet.

Nëse mendoni se ka zgjedhur Albanin, gaboheni, pasi ai i zgjodhi të dy dhe bëri një shkelje syri para kamerave. (Iconstyle.al)

Shpërndaje
Share.

Komento