Skip to content
Kryesore

295 emigrantë shqiptarë aplikojnë për të votuar në zgjedhjet e 11 majit

· 1 min lexim

Për herë të parë, emigrantët shqiptarë do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare pa qenë të pranishëm fizikisht në Shqipëri.

Procesi i regjistrimit përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) ka nisur sot dhe do të zgjasë deri më 4 mars.

Deri më tani, 295 shtetas shqiptarë janë regjistruar për të votuar, kryesisht nga shtetet ku ndodhet një pjesë e madhe e diasporës shqiptare, si Gjermania, Italia, Britania dhe Greqia.

Kjo nismë synon të lehtësojë përfshirjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në proceset zgjedhore të atdheut.