Skip to content
Të Gjitha

26-vjeçari ndërroi jetë nga përplasja, detaje nga aksidenti në Fushë-Krujë: Audi ishte vjedhur në Laç…(FOTO)

· 1 min lexim

Mëngjesin e sotëm një aksident fatal ndodhi në rrugën Fushë Krujë-Kurbin,  pranë fshatit në Borizanë.

Si pasojë e goditjes së Audit me bordurën, një 26 vjeçar ende i paidentifikuar humbi jetën, ndërkohë shoferi i automjetit është dërguar me urgjencë në spital.

Por pas vëzhgimit të ngjarjes nga grupi hetimor, detaje të reja kanë dalë në pah.

Mësohet se nga kqyrja që i është bërë makinës, ka rezultuar se Audi i aksidentuar kishte kishte dy palë targa dhe ishte vjedhur në qytetin e Laçit.

Mjeti kishte tjetër targë në pjesën e pasme dhe tjetër në pjesën përpara, ndërsa brenda saj janë gjetur maska dhe doreza. Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30, në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë.