Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

26 jetë të humbura/ Pas 11 vitesh asnjë zyrtar para drejtësisë për Gërdecin

12:46 15/03/2019
Reading Time: 3 min lexim

Më 15 mars 2008, rreth orës 11.00 të paradites Tirana dhe zonat përreth u tronditën nga një shpërthim i madh.

Fillimisht nuk u kuptua asgjë, teksa filluan të duken re tymi në Gërdec, aty ku ishte dhe fabrika e demontimit të armëve.

Kishte ndodhur një nga tragjeditë më të mëdha që tronditën vendin në këto 20 vitet e fundit. Shpërthimi në Gërdec i mori jetën 26 personave, që punonin në këtë fabrikë.

U klasifikua si një incident teknologjik, por ende sot pas 11 vjetësh familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi.

11 vjet nga tragjedia e Gërdecit, dhe asnjë zyrtar nuk është më pas hekurave.

Tre ditë mbas tragjedisë më 18 mars 2008, nga qeveria u shpall ditë zie kombëtare dhe protesta të shumta qytetare vijuan.

Tragjedia u shoqërua edhe me ngjarje të tjera politike. Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, do të jepte dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë (një javë më pas).

Ai nuk pranoi se kishte përgjegjësi për shpërthimin ose ndonjë lidhje korruptive në tregtinë e armëve dhe u shpreh se dorëheqja nga posti ministror ishte një “…përgjegjësi morale.”.

Edhe pse në fillim grupet opozitare do të qëndronin pasive ndaj ngjarjes (si shenjë solidariteti për tragjedinë), më pas ata do të akuzonin drejtpërdrejtë qeverinë si shkaktare të tragjedisë.

Në shtator të vitit 2013 gjykata e cilësoi si “aksident teknologjik”  Gërdecin. Sipas gjyqtarëve të çështjes asokohe: Tom Ndreca, Admir Thanza, Shkëlzen Selimi, Medi Bici dhe Ardian Nuni vendosin që tragjedia e Gërdecit është një aksident teknologjik.

Sipas trupit gjykues, tragjedia është shkaktuar nga moszbatimi i rregullave të sigurisë teknike në punë dhe fajtorë për këtë ngjarje, ku u vranë 26 persona, janë punëdhënësit.

Po ashtu Gjykata e Apelit, në vendimin e dhënë në shkurt të këtij viti, 2013, praktikisht u dhuroi lirinë të akuzuarve kryesorë të tragjedisë së Gërdecit, Mihal Delijorgjit, Dritan Minxollit dhe Ylli Pinarit. Në vendimin e dhënë, treshja gjykuese, e kryesuar nga Alaudin Malaj, Gent Shala dhe Shkëlqim Miri, ka dhënë vendim të formës së prerë, që parashikonte ulje të dënimit për ish-kreun e kompanisë MEICO, Ylli Pinari, ish-administratorin e kompanisë “Albademil” sh.p.k, Mihal Delijorgji dhe ish-drejtorin e fabrikës së demontimit të armëve, Dritan Minxolli.

Të tre të akuzuarit kanë përfituar ulje të dënimit me një të tretën, pasi Gjykata e Apelit ka vendosur të aplikojë përfundimisht gjykimin e shkurtuar.

Shpërthimi shkaktoi një krater gjigant me një thellësi prej 120 inçsh. Dëshmitarë që përjetuan ngjarjen thonë se valanga e shpërthimit i kishte hedhur ato disa metra tutje. Persona që ndodheshin në udhëtim gjatë kohës së shpërthimit (në aksin Tiranë-Durrës) dëshmuan në media të ndryshme se frika i kishte pushtuar të gjithë.

Të tjerë do të ktheheshin nga emigracioni, vetëm për të gjetur shtëpinë e rrënuar ose të dy prindërit të vdekur. Të tjerë kanë qenë në shërbimin ushtarak të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit kur tragjedia ndodhi. As fëmijët nuk u kursyen në këtë masakër.

Rasti konkret ishte Flavio Deliu (vetëm katër vjeç), i cili humbi jetën gjatë shpërthimit, ndërkohë që humbi jetën edhe 7 vjeçari Erison Durdaj.

Shtëpi të shumta u shkatërruan dhe shumë biznese që ndodheshin në këtë zonë, pësuan dëme të rënda.

Ata u ankuan për dëme fizike, morale dhe materiale, ndërkohë që qeveria i ka dhënë atyre vetëm 1 300 dollarë për person.

Etiketa: gerdec

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Masakra në Zelandën e Re, detaji në armën e krimit që lidhet me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.