Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kosovë-Serbi në Bruksel pa takim trepalësh

17:20 17/09/2024
Reading Time: 3 min lexim

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, nuk kanë zhvilluar takim trepalësh me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të martën në Bruksel.

Bislimi u takua dy herë me Lajçakun dhe tha se takimi trepalësh me Petkoviqin dështoi pasi Serbia e “kushtëzoi agjendën e takimit me kërkesa të papranueshme për Kosovën”.

Ai nuk shpjegoi se çfarë kërkesash shtoi pala serbe për ta kushtëzuar pjesëmarrjen në takim trepalësh.

“Në agjendë kishte vetëm një pikë, ecja përpara me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Por u theksua se tema shtesë mund të diskutohen nëse të dyja palët pajtohen. Ne u pajtuam për këtë, por Serbia donte ta kushtëzonte pjesëmarrjen e saj në takim me tema shtesë në agjendë, të cilat nuk ishin të pranueshme për palën kosovare”, tha Bislimi.

Takimi dypalësh

Në takimin dypalësh me Lajçakun, Bislimi tha se temë kryesore ka qenë rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe aneksit të implementimit në Ohër, për të cilat Kosova dhe Serbia u pajtuan më 2023.

“Tema kryesore në takim me Lajçakun ka qenë rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe aneksit të implementimit në Ohër. Kemi folur edhe për atë se deri ku kemi mbërritur me disa marrëveshje të tjera dhe ku kemi hasur në probleme”, shtoi ai.

Përveç çështjes së Marrëveshjes Bazë, krye negociatori i Kosovës tha se bisedoi me të dërguarin e posaçëm të bllokut edhe për një sërë temash të tjera, si Marrëveshja për Telekomunikacionin nga vitit 2013, duke e akuzuar Serbinë për shkeljen e saj.

“Kemi biseduar edhe për Telekomunikacionin, sepse ne kohë më parë e kemi njoftuar Brukselin për shkeljet që po i bën Serbia duke interferuar në frekuenca brenda territorit të Serbisë, por edhe problemet që rregullatori ynë me ITU-në e cila nuk po e zbaton marrëveshjen qysh jemi dakorduar në Bruksel”, theksoi ai.

Ndërkohë, Bislimi tregoi se edhe çështja postare në Kosovë u diskutua në takimin e tij me Lajçakun, pasi institucionet kosovare i mbyllën gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat me shumicë serbe në veri, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, në fillim të këtij viti.

BE-ja i kishte kritikuar autoritetet kosovare për mbylljen e tyre, por Bislimi nguli këmbë se në takim “u vërtetua Kosova veproi në përputhje me direktivat” e bllokut.

“Lajçaku kishte ftuar ekspertë të cilët na njoftuan me direktivat e Komisionit Evropian dhe këto ishin shumë të vlefshme për neve. Këtu e pamë se sipas tyre Kosova është plotësisht në harmoni me direktivat e BE-së, ndërsa Serbia është vetëm pjesërisht, por po ashtu mësuam se askund në BE nuk lejohen apo tolerohen veprime ilegale të kompanive që bëjnë shërbime postare, prandaj ka qenë se drejt mbyllja e tyre nga ne”, shtoi ai.

Ai tha se u pajtua që Kosova dhe Brukseli të diskutojnë në të ardhmen edhe për mënyrën se si të veprohet me hapjen e urës mbi lumin Ibër, e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe.

Qeveria e Kosovës njoftoi muaj më parë që synon ta hapë urën, duke zemëruar Serbinë dhe duke nxitur kritika nga bashkësia ndërkombëtare, e cila tha se kjo nuk duhet të bëhet tani për tani. Për herë të fundit, Bislimi dhe Petkoviq u takuan në fillim të korrikut, por pa ndonjë rezultat. Bislimi e ka akuzuar atëkohë palën serbe se dëshiron vetëm zbatim të pjesshëm të Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa Petkoviq ka thënë se pala kosovare nuk dëshiron ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Marrëveshja Bazë, e cila përfshin edhe obligimin për themelimin e këtij asociacioni, është arritur në shkurt të vitit të kaluar, por nuk ka gjetur zbatim. Këtyre takimeve u kanë paraprirë udhëtimet e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Prishtinë dhe në Beograd. Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.Përveçse në nivel kryenegociatorësh, bisedimet zhvillohen edhe në nivel politik. Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk janë takuar qysh në shtator të vitit të kaluar dhe të dy kanë akuzuar njëri-tjetrin për qasje jokonstruktive.

BE-ja, në anën tjetër, përsërit se dialogu është e vetmja mënyrë për normalizimin e marrëdhënieve.

Ajo e ka kushtëzuar integrimin evropian të të dyja vendeve me përparimin në dialog.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: brukselKryenegociatorët e Kosovëstakim

Të tjera

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?
Kryesore

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Në fillim, kur protesta nisi të merrte vëmendje dhe qytetarët po dilnin çdo ditë në shesh, pjesa më e madhe...

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Para
Champions League/ Real Madrid fiton mes spektaklit, Interi humb në fund

Shpërblimet e Champions League, sa fitojnë skuadrat pjesëmarrëse

Lajmet e fundit

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English