Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

20 eurodeputetë dënojnë shembjen e Teatrit, kërkojnë qëndrim zyrtar nga KE

23:41 29/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Shembja e Teatrit Kombëtar më 17 maj ka shkaktuar debate të shumta në vendin tonë, teksa nuk ka munguar pasqyrimi i ngjarjes në mediat e huaja, që e kanë dënuar këtë akt të qverisë.

Së fundmi, 20 deputetë të Parlamentit Europian i kanë dërguar një letër krerëve të Unionit ku dënojnë shembjen e Teatrit.

Eurodeputetët shprehen se godina është një vlerë e rëndësishme historike dhe kulturore e Shqipërisë, pjesë e trashëgimisë kulturore evropiane.

Ata e quajnë vendimin e Bashkisë dhe qeverisë sulm ndaj kulturës dhe demokracisë dhe vendim brutal.

https://www.facebook.com/110243613751205/posts/250351333073765/

Më tej i kërkojnë Komisionit Evropian të shprehë një qëndrim të qartë mbi këtë çështje, duke dënuar shkatërrimin e këtij siti kulturor dhe për vëmendje të shtuar ndaj trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Letra e plotë:

Në vëmendje të:

Joseph Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë dhe Zëvëndës President i Komisionit, Margaritis Schinas, Zëvëndës Presidente e Komisionit, përgjegjëse për “Promovimin e mënyrës evropiane të jetës”

Mariya Gabriel, Komisionere për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe të Rinjtë

Oliver Varhelyi, Komisioner për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit

Bruksel, E enjte, 28 Maj 2020

Z. Përfaqësues i Lartë,
Z, Zëvëndës-President
Zonja dhe Zotërinj Komisionerë,

Në datën 17 Maj, në Shqipëri, një sulm i rëndë u krye ndaj kulturës, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Në kontekstin e vecantë të pandëmisë COVID-19 dhe pasi izolimit po i vinte fundi, autoritetet bashkiake të Tiranës morën një vendim brutal për shkatërruar, në orët e para të mëngjesit, Teatrin Kombëtar të Tiranës, deri atëherë e zënë nga shumë artistë, intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë qenë duke luftuar për mbrojtjen e saj për shumë vite, disa prej të cilëve u arrestuan.

Edhe pse ky teatër, ndërtuar 80 vite më parë, kishte nevojë për t’u restauruar, ishte pjesë e trashëgimisë të Shqipërisë. Dëshmitar i historisë së Shqipërisë, plagëve të saj. I ndërtuar gjatë pushtimit italian, ai shndërruar në vitet e fundit të historisë së vendit si një parajsë e lirisë së shprehjes dhe jetës kulturore.

Duhet të kujtojmë që ishte njohur si një nga “7 sitet më të rrezikuara në Evropë” nga Organizata Joqeveritare e Trashëgimisë Europa Nostra, gjatë këtij viti më 24 Mars.

Autoritetet shqiptare argumentuan se Teatri do të rindërtohej si pjesë e projekti të ri urban, pa marrë në konsideratë vlerat e tij historike dhe kulturore, dhe mbi të gjitha pa asnjë dialog me popullsinë, grupet e interesuara të trashëgimisë dhe botën e kulturës. Dialog, i cili u kërkuar nga Komisionerja Gabriel disa ditë përpara shembjes.

Vlerat evropiane duhet të mbrohen dhe shpërndahen në të gjitha kontinentin. Prandaj, ne bëjmë thirrje për një vëmendje të shtuar ndaj trajtimit të trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Ne, si Anëtar të Parlamentin Evropian, iu kërkojmë të shprehni një pozicion të qartë të Bashkimit Evropian mbi këtë çështje, fillimisht duke dënuar shkatërrimin e këtij siti kulturor, dhe në marrëdhëniet me shtetet tona fqinje, të promovoni një politikë që respekton trashëgiminë.

Në pritje të përgjigjes tuaj, ju lutem pranoni, Z. Përfaqësues i Lartë, Z. Zëvëndës-President, Zotërinj dhe Zonja Komisionerë, shprehjen e konsideratave tona më të larta.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

4 ligjet që ka shkelur drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English