Skip to content
Të Gjitha

19-vjeçarja plagos me thikë vëllanë e mitur në Shkodër, dërgohet në psikiatri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 19-vjeçare, e identifikuar me inicialet B. M., ka plagosur me thikë vëllain e saj 7-vjeçar në banesën e tyre. Sipas Policisë së Shkodrës, fëmija…

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 19-vjeçare, e identifikuar me inicialet B. M., ka plagosur me thikë vëllain e saj 7-vjeçar në banesën e tyre.

Sipas Policisë së Shkodrës, fëmija ka marrë dëmtime, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, 19-vjeçarja është dërguar për trajtim në Spitalin Psikiatrik të Shkodrës, për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

Ndaj saj është ngritur procedim penal për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Hetimet për ngjarjen vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të saj.