Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

17-vjeçarja e abuzuar në Sarandë: Pse e ëma e vajzës mohon përdhunimin, kur vetë abuzuesi ka pranuar akuzat?

18:44 22/04/2020
Reading Time: 3 min lexim

Një 72-vjeçar me iniciale B.T., nga Saranda është arrestuar ditën e djeshme pasi në kohë të ndryshme ka kryer marrëdhënie seksuale me një 17-vjeçare nga qytetit i Sarandës.

I pranoi të gjitha në Polici: Pranga 72-vjeçarit, abuzoi seksualisht me një të mitur

Ditën e sotme u zbardhën detaje të reja, teksa u raportua se vajza sot është 17 vjeçe, por abuzimi ka ndodhur kur ajo ka qenë vetëm 13 vjeçe.

Sipas dëshmisë së vajzës në moshën 13-vjeçare, vajza me prindërit jetonin me qira në shtëpinë e të moshuarit, i cili ka 20 vite i ve, ndërsa fëmijët e tij jetojnë në Greqi.

Adoleshentja tregon se prindërit e dërgonin që t’i vinte në ndihmë të moshuarit dhe ai abuzonte me të, por e mitura nuk i kishte treguar askujt deri tani, kur historinë ia rrëfeu të dashurit, i cili e bindi ta denonconte në polici.

Mirëpo, së fundmi ngjarja ka marrë një rrjedhë tjetër, pasi në një lidhje telefonike për “Repolitix” e ëma e vajzës së abuzuar ka thënë se asnjë nga këto akuza nuk është e vërtetë dhe se kjo gjë është e stisur nga i dashuri i vajzës, që sipas saj e ka tjetërsuar atë.

Më tej ajo shtoi se këto histori nuk ka ekzistuar kurrë dhe gjithçka nisi kur ajo u njoh me të dashurin, i cili e ka gënjyer atë vazhdimisht dhe e mban me shpresa se do të ndahet me gruan që ka në Itali dhe do martohet me vajzën.

“Vajza shkonte në shkollë tek ekonomiku në Sarandë. Shkonte dhe vinte ishte e qetë. Në muajin mars sa do të mbushte 17 vjeç vjen një djalë dhe më kërkon të takojë burrin. Ata takohen dhe flasin, pinë kafe. Me 72-vjeçarin kemi patur shoqëri, nuk është e vërtetë që ka ndodhur diçka me të. Vajza kishte një djalë dhe unë e pyeta. A je në rregull ? E kupton ti për çfarë flas. Unë nuk kam vajzë për të martuar, i thashë atij djali. Vajzës i thoshte jam 28 vjeç në pasaportë ishte 34. Vajza që kur është njohur me këtë djalin, ajo ka filluar të flasë kështu. Se çfarë i kanë bërë. I kanë hedhur ndonjë ilaç. Vajza ka qenë gjithnjë e shoqëruar nga ne. Ajo nuk i thoshte këto gjëra përpara. Pasi u njoh me atë djalin. Nuk po njoh dot vajzën time. Vajza ime është në rrezik. Nuk më ndihmon njeri. Unë dua vajzën të jetë në rrugë të drejtë. Nuk e di se si ka bërë vajza. Më parë nuk fliste kështu. Më tha do takoj vjehrrën dhe se me djalin ishte në rregull. E mbajti vajzën 28 ditë në shtëpi. Pse e mësonte vajzën të gënjente. Pas ditëlindjes së saj në dt 4 mars e mbajti në shtëpi. Ai e kishte pyetur a je e ndershme. Nga doli ky përdhunim. Ajo i kishte thënë djalit se nuk kam shkuar me njëri. Me 72-vjecarin kemi miqësi, por ai nuk vjen kurrë brenda vetëm kur është burri. Nuk është e vërtetë që ka ndodhur kjo gjë edhe me burrin tim. Ai nuk bën nga këto gjëra. Është njeri punëtor. Unë kërkoj ndihmë se kam frikë mos vajza i bën diçka vetes”, tha e ëma.

Kjo deklaratë është e dyshimtë sepse vetë i moshuari ka pranuar akuzat para policisë dhe nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë të ëmën të bënte këtë deklaratë.

Ndoshta mund të jetë nisur nga mentaliteti mbytës i një pjese të shoqërisë sonë, ku shumë gjëra konsiderohen ende tabu, madje edhe abuzimi ndaj grave, duke ngritu kështu një problem madhor që shkon deri tek mosmbështetja e familjes ndaj viktimave.

Në shoqërinë shqiptare kjo temë mbetet shumë delikate, teksa edhe drejtësia duket e papërgatitur përballë pedofilisë.

Sipas medialook.al , të paktën 98 persona të cilët kanë kryer krime seksuale me të miturit kanë rifituar lirinë, por asnjë prej tyre nuk është identifikuar nga drejtësia si pedofilë e s’është trajtuar me mjekime përgjatë apo pas dënimit të kryer në dhjetë vitet e fundit, duke u kthyer sërish në një kërcënim për fëmijët përreth vendbanimeve të tyre në gjithë territorin e Shqipërisë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Rama tregon strategjinë: Hapja jo njësoj në të gjithë vendin, ja qytetet që do kenë më shumë lehtësime

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English