17 raste të reja me Covid-19 vetëm në Tiranë, ja 12 vatrat e infeksionit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe sot numri i rasteve të reja duket se do të jetë i lartë, pasi raportohet se vetëm në kryeqytet gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 17 raste të reja me Covid-19.

Sipas Dosja.al nga testimi i 142 personave të dyshuar, 17 prej tyre kanë dalë pozitivë dhe mes të infektuarve është edhe një administrator i një njësie bashkiake.

Mësohet se në kryeqytet janë 12 vatra aktive infeksioni, të shpërndara në zonat gjeografike:  Shkozë, Kodra e Diellit, 3 Vëllezërit Kondi, Astir, Jordan Misja, rr. Fortuzi, rr. Mine Peza, rr. Artan Lenja, rr. Gjergj Legisi, rr. Bill Klinton, rr. Irfan Tomini, rr. Njazi Meka, sheshi Willson , rr. Hajdar Hidri, Fresku, rr. Dibrës, rr. Qazim Vathi, Golden Park, Kombinat, rr. Sami Frasheri, rr. Myslym Keta, shkolla 11 Janari, Don Bosko, Bregu I Lumit,  Kamëz, Krrabë, Laprakë, oxhaku lgj.10, Misto Mame, 21 Dhjetori, Kodra e Priftit, rr. Barrikadave, rr. Faik Konica, 5 Maji, rr. Kavajës, rr. Kongresi I Lushnjes, Myslym Shyri, rr. Stavri Themeli, rr. Besim Alla,  rr. Islam Alla, rr. Arben Minga.

Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shënuar 3 viktima dhe janë konfirmuar 45 raste të reja. Harta është zgjeruar në 9 qytete, ku numri më i madh i të infektuarve është në Tiranë. Por, është ulur numri i pacientëve të marrin mjekim në spitalin Infektiv. Aktualisht janë 71 persona që po marrin mjekim në këtë spital. Lajmi i mirë është se gjatë orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë.

Megjithatë, pritet përditësimi i ditës së sotme për të parë sa raste të reja janë shënuar.

Shpërndaje
Share.

Komento