Në qytetin e Elbasanit, 17 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus.
Në mes të infektuarve, është edhe një punonjës policie, i repartit ‘Shqiponja’ në Policinë e Elbasanit.
Ndërkohë, edhe pedagogu i njohur, Hysen Domi, ka rezultuar pozitiv. Më parë, ai ka qenë edhe kryetar i Bashkisë së Elbasanit.
Ndërkohë, Covid-19 ka prekur dhe shkollën 9-vjeçare në njësinë administrative Bradashesh, në fshatin Katund i Ri, ku pozitiv ka rezultuar drejtoresha e shkollës.
/GazetaReforma.com/