Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

15% e antibiotikëve blihen pa recetë në farmaci, sipas OBSH-së

13:26 26/09/2024
Reading Time: 2 min lexim

Një studim i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësie që mbuloi edhe Shqipërinë konsideroi përdorimin pa kriter të antibiotikëve, që krijojnë Rezistencën antimikrobike (AMR) si një nga 10 kërcënimet kryesore për shëndetin e njeriut. Një anketë me 525 persona në Shqipëri referoi se 51 për qind e tyre kishin përdorur antibiotik vitin e fundit para anketës, një përqindje mbi mesataren e grupit të vendeve jo anëtare te BE të përfshira në studim. Nga personat që kishin përdorur antibiotik 15 për qind i kishin blerë në farmaci pa recetën e mjekut, ndërsa 1 për qind kanë marrë antibiotike referuar recetave të mëparshme. Nga të gjithë të anketuarit në 14 vende mbi 60% e pjesëmarrësve ishin më pak se 40 vjeç. Dyzet për qind e pjesëmarrësve pohuan se u përballën me vështirësi në pagesën e faturën për blerjen e antibiotikëve dhe 20% të tjerë hasnin vështirësi në pagesën e faturave shumicën e kohës. Arsyet më të shpeshta të raportuara të përdorimit të antibiotikëve ishin simptomat e ftohjes, dhimbjet e fytit, kolla dhe simptoma të ngjashme me gripin. Infeksionet e traktit urinar dhe pneumonia ishte raste më të rralla.

OBSH vlerësoi se përdorimi pa kriter i antibiotikëve është ndër kërcënimet kryesore globale për njerëzimin sot. Rezistenca ndaj përdorimit të antibiotikëve në Rajonin Europian të OBSH-së u shoqërua me mbi gjysmë milioni vdekje në 2019, ekuivalente për barrën shëndetësore të gripit, tuberkulozit dhe HIV/AIDS-it.

Kostoja vjetore e vlerësuar që i atribuohet përdorimit pa kriter të antibiotikëve që krijojnë rezistencë në luftën ndaj viruseve në Bashkimin Evropian (BE) është 1.5 miliardë euro në kosto të kujdesit shëndetësor dhe humbje të produktivitetit, përllogarit OBSH. Rezistenca antimikrobike (AMR) është një fenomen natyror, megjithatë, zhvillimi dhe përhapja e tij përshpejtohet nga sjellja njerëzore, duke përfshirë përdorimin e papërshtatshëm të antimikrobikëve nëpër sektorë dhe mjedise të ndryshme. Edhe pse shtamet multirezistentë të patogjenëve janë në rritje në mjediset spitalore duhet një reduktim i përgjithshëm i përdorimit të antibiotikëve në komunitet, këshillon OBSH.

Antimikrobikët, duke përfshirë antibiotikët, antiviralët, antimykotikët dhe antiparazitikët janë ilaçe që përdoren për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet infektive te njerëzit, kafshët dhe bimët. Rezistenca antimikrobike (AMR) ndodh kur bakteret, viruset, kërpudhat dhe parazitët nuk reagojnë më ndaj ilaçeve antimikrobiale. Si rezultat i rezistencës ndaj ilaçeve, antibiotikët dhe ilaçet e tjera antimikrobiale bëhen joefektive dhe infeksionet bëhen të vështira ose të pamundura për t’u trajtuar, duke rritur rrezikun e përhapjes e sëmundjeve të rënda, paaftësi dhe vdekje. AMR është një proces natyror që ndodh me kalimin e kohës përmes ndryshimeve gjenetike në patogjenët. Shfaqja dhe përhapja e tij përshpejtohet nga aktiviteti njerëzor, kryesisht nga keqpërdorimi dhe përdorimi i tepërt i antimikrobikëve për të trajtuar, parandaluar ose kontrolluar infeksionet tek njerëzit, kafshët dhe bimët.

Burimi: Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: antibiotikëOBSHPerdorimi

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Kapet me thikë në xhep, në pranga i riu në Tiranë

Plagoset me thikë një i ri në zonën e Sukthit

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English