14-vjetori i vdekjes, Meta takon familjen e Ibrahim Rugovës: ” U angazhua për një Kosovë me orientim të qartë perëndimor”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në homazhet e bëra në 14- vjetorin e vdekjes së së Ibrahim Rugovës.

Ai ka takuar edhe familjen e ish-Presidentit të Kosovës.

Në një status në Facebook Meta shpreh kënaqësinë të takojë familjen e Presidentit historik të Kosovës, i cili u angazhua për Kosovën Republikë, me orientim të qartë perëndimor, në paqe, të lirë dhe për bashkëpunim ne rajon.

STATUSI I ILIR METËS
‘Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.
Në bisedën e ngrohtë dhe shumë miqësore ndamë plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur e demokratike, me orientim të qartë properëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon.’

Shpërndaje
Share.

Komento