- Reklamë -spot_img
24.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetViti i ri akademik, Rektori Artan Hoxha: Vaksinimi s’duhet të ishte me...

Viti i ri akademik, Rektori Artan Hoxha: Vaksinimi s’duhet të ishte me detyrim

- Reklamë -spot_img

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, në një reagim të tijin, ka thënë se është kundër vaksinimit të detyrueshëm.

Ai është shprehur se ende nuk dihet se si do të zhvillohet mësimi në universitete, ndërsa ka shkuar, se në Universitetin e Tiranës janë vaksinuar mbi 75 % e pedagogëve.

“Vaksinimi s’ka pse të jetë i detyrueshëm. Sa i përket zhvillimit të mësimit, ende nuk kemi vendosur si do të vijojë. Pedagogët dhe stafi i Universitetit të Tiranës janë vaksinuar në masën 75 %”, u shpreh rektori Hoxha.

Kujtojmë këtu se pas deklaratës së dhënë nga kryeministri i vendit në lidhje me vaksinimin e detyrueshëm nuk kanë qenë të pakta edhe reagimet nga ana e studentëve. Shumë profesione të ndryshme kanë dalë në protestë para disa ditësh ku shprehnin haptazi kushtet e tyre në lidhje me vaksinimin pasi askush nuk mund t’ua impononte diçka të tillë dhe mbetej një dëshirë personale. Ky vendim i dhënë nga ana e qeverisë aktuale në vend me shumë gjasa do të ngrejë dhe fraza shqetësuese në lidhje me pranimin e studentëve në auditore dhe regjistrimin e të tjerëve për një vit të ri akademik. Këtë të shtunë pritet që të mblidhet një tjetër marshim nga ana e qytetarëve në Sheshin Nëqnë Tereza për të protestuar në lidhje me vaksinimin e detyrueshëm dhe cënimin e tyre në punë për shkak të këtij fenomeni.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj