- Reklamë -spot_img
7.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetViti i ri akademik, Nikolla uron studentët dhe iu bën thirrje: Vaksinohuni!

Viti i ri akademik, Nikolla uron studentët dhe iu bën thirrje: Vaksinohuni!

- Reklamë -spot_img

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar ditën e sotme të gjithë studentët, stafet akademike dhe prindërit për nisjen e vitit të ri shkollor.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Nikolla shkruan se ky vit nuk do të jetë i lehtë , por me ndihmën e pedagogëve dhe prindërve, do të arrijnë të përballojnë të githa sfidat.

Nikolla ndër të tjera i ka këshilluar studentët që të ndjekin këshillat e mjekëve dhe të vaksinohen, për të dhënë shembullin si pjesa më e ndriçuar e shoqërisë.

“Të dashur studentë, pedagogë e prindër, Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, ju dërgoj urimet e mia të përzemërta. Ky vit nuk do të jetë i lehtë. Krahas përpjekjeve për dijen, do na duhet të përballojmë edhe betejën për mbrojtjen e jetës. Por unë kam besim se, me ndihmën dhe përkushtimin e pedagogëve, me mbështetjen e pakursyer të prindërve dhe të gjithëve ne, ju, të dashur studentë, do t’ia dilni dhe do t’i fitoni të dyja këto beteja! Ndiqni këshillat e mjekëve dhe vaksinohuni, që ta keni më të lehtë. Jepni shembullin tuaj, si pjesa më e ndriçuar e shoqërisë! Një vit të mbarë!”, shkruan në urimin e saj Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Sjellim në vëmendje se ditën e sotme nis viti i ri akademikë dhe ën auditore do të pranohen të gjithë ata studentë që kanë bërë një dozë të vaksinës.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj