- Reklamë -spot_img
11.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitet“Veshim qese në këmbë”, banorët e Tiranës ankohen për rrugën e amortizuar

“Veshim qese në këmbë”, banorët e Tiranës ankohen për rrugën e amortizuar

- Reklamë -spot_img

Gjendja shumë e përkeqësuar e rrugëve është bërë shkak që banorët e njësisë numër 2 në Tiranë të dalin në protestë.

Rrëshqitja e dherave ka bërë që rruga të jetë në gjendje të mjerueshme, duke e bërë qarkullimin pothuajse të pamundur.

Banorët e zonës shprehen se shteti nuk ka marrë veprime konkrete për të zgjidhur  situatën.

“Jemi që me 10 shkurt të vitit të kaluar e deri tani ju e shihni vetë sesi bie dheu në rrugë cdo ditë. Fëmijët veshin qese në këmbë për të shkuar në këmbë. Makinat mund të na i ndalojë bashkia e të na gjobisë se thotë i kanë gomat pis. Ju kërkojmë zyrtarëve të bashkisë që të vijnë dhe ta shohin. Nëse inxhinierat thonë se ka rrëshqitje dheu atëherë të na rregullojnë rrugën. Se kudo të shkosh i ke srrugët të shtruara me pllaka trotuari. Të vijnë të na shohin se është turp, jemi 100 metra larg ambasadave.

Thonë se nuk vijnë dot të ndërhyjnë se dëmtojnë shtëpitë që ndodhen sipër rrugës. Nuk kanë specialist, rrinë gjithë ditën aty para kompjuterit.

Jemi të detyruar të marrim vetë fadromat me lekët tona t’i paguajmë sepse nuk ka shtet, se ndryshe nuk do ishte nevoja ta bënim këtë gjë. Vetëm kanë ardhur këtu i kanë filmuar dhe kanë ikur”, shprehen banorët për Fax News.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj