- Reklamë -spot_img
21.5 C
Tirana
Faqja kryesoreRajoni - BotaKosovëVazhdon situata e tensionuar nga aksioni i policisë në Kosovë, 6 persona...

Vazhdon situata e tensionuar nga aksioni i policisë në Kosovë, 6 persona të lënduar

- Reklamë -spot_img

Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka nisur një operacion kundër mallrave të kontrabanduara. Aksioni aktualisht është duke u zhvilluar në Zveçan, ku sipas informacioneve të marra mësohet se situata është e tensionuar siç ishte më herët edhe në veri të Mitrovicës.

Qytetarët serb kanë bllokuar rrugët në këtë komunë. Policia është sulmuar edhe gjatë aksionit në veri të Mitrovicës. Gjithashtu bëhet me dije se qytetarët po kundërshtojnë këtë aksion të policisë dhe  policisë i është dashur që të hedhin gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Qytetarët serbë kanë sulmuar pjesëtarët e policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut pas aksionit kundër kontrabandës.

Sipas drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë të Veriut, Zllatan Ellek gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë kundërshtuar aksionin policor.

Ai nuk specifikoi për çfarë lëndimesh bëhet fjalë sepse sipas tij, “pacientët janë në fazën e diagnostikimit”.
“Lëndimet janë shkaktuar nga bombat zhurmuese, ata aktualisht janë në departamentin e pranimit në kirurgji. Ekzaminimi është duke u zhvilluar, që do të thotë lëndime nga bomba zhurmuese dhe gaz lotsjellës”, tha Ellek për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka nisur sot një operacion në disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veriore, ku është goditur rrjeti i kontrabandës.

“Policia e Kosovës, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftim.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj