- Reklamë -spot_img
24.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetKronikë“Vajza doli me bukë dhe pjatë në dorë”, prindërit e Sabrina Bengajt...

“Vajza doli me bukë dhe pjatë në dorë”, prindërit e Sabrina Bengajt rrëfejnë momentet e tmerrit të vrasjes së 23-vjeçares

- Reklamë -spot_img

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Zhupan të Fierit , ku 23-vjeçarja Sabrina Bengaj u vra nga ish-bashkëshorti i saj, tronditi gjithë opinionin publik. Prindërit e së resë kanë folur për mediat, ndërsa kanë rrëfyer momentet e tmerrit.

Nëna e Sabrinës, Valentina Bengaj ka thënë se ajo ia kishte frikën Elton Metajt, që kur ky i fundit i mbajti peng nën kërcënimin e armës vitin e kaluar. Ajo ka treguar se sapo ka hapur derën, ka parë 31-vjeçarin me Kallash dhe ka tentuar ta largojë me qetësi. Valentina Bengaj ka rrëfyer se në momentin që e bija ka dalë, ajo ka qenë me bukë dhe me pjatë në dorë, ndërsa Metaj e ka goditur atë pas shpine.

“Po shkonte ora 10;20 vajza punonte, kur ishte turni i dytë unë dilja sepse ia kisha frikën atij njeriu. Kur isha ulur te karrigia më dukej nga frika që ka bërë terror vjet në shtëpinë tonë. Unë e kuptova direkt vajzën e prita po hante bukë, ishte me bukë në gojë. Unë po vazhdoja punët. Sa e pashë që do hapte derën e jashtme, kur ai e hapi derën, thashë mos ky do jetë Eltoni. Kur e hapi derën me kallash. Unë vura kujën dhe me atë qetësinë time iu afrova dhe i thashë, e mora me të mirë: të lutem i thashë, ishe 10 muaj në burg, merre armën dhe ik pa të parë njeri, e ke bërë njëherë këtë terror. Ku është ajo më tha. Vajzën tjetër e kisha në dhomë edhe nusen. Del nusja dhe më thotë ma çfarë është. doli vajza me bukë dhe pjatë në dorë, i vuri automatikun , mos tha. Vajza i tha mos e godit atë se është shtatzënë, për nusen. Nxirrni Armandon tha për çunin, sa ktheu kurrizin çupa ai e goditi,”, tha nëna e Sabrina Bengajt.

Ndërkohë, i ati i 23-vjeçares ka kërkuar dënim maksimal për autorin e krimit, ndërsa e ka akuzuar gjyqtarin Piro Sota që e liroi nga burgu dhe ka kërkuar që ai të japë llogari.

Kishte ruajtur që nuk kisha asnjë nga djemtë në shtëpi. Ky i bie të jetë një mi, ata minjtë që kalojnë në tuba. Unë e akuzoj direkt Pirro Sotaj të japë llogari. E njoh edhe personalisht. Unë kërkoj dnëim në litar. Jo më të drejta njeriu, nuk ka të drejta mekëta fundërrina. Nuk ka pse ti mbajnë mbi tokë këta lloj fundërrinash”, tha ai.

Më tej, Partizan Bengaj ka thënë se nuk ka komunikuar me familjen e Elton metajt, ndërsa ka kërkuar që opinion public të ngrihet kundër rasteve të tilla.

Absolutisht jo. Nuk dua të komunikoj me ata lloj plehrash. Derisa ime bijë u trajtua në mënyrë të tillë. E denoncoj të ëmën e tij që unë paskam pasur edhe armë në shtëpi. është një pise e kësaj shoqërie. Nuk jam në një pozicion të qetë. Në çdo vend të botës mund të jetë një fundërrinë, një grua nuk qëllohet kurrë. Të paktën si shqiptarë, por opinioni publik duhet të ngrihet kundër këtyre plehrave. Është një shtet në kaos. U kap me armë, si e lëshon”, ka thënë ai.

 

 

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj