- Reklamë -spot_img
0.5 C
Tirana
Faqja kryesoreRajoni - BotaBotaU dhanë maska rozë, policët italianë në protestë

U dhanë maska rozë, policët italianë në protestë

- Reklamë -spot_img

Policët italianë mesa duket e kanë shumë të rëndësishmë mënyrën se si duken me uniformën e tyre dhe impaktin që lënë tek njerëzit.

Ata duan të rrijnë brenda kuadratit serioz, pa vendosur elemente që mund të duken pak “komercialë”.  Së fundmi, policia italiane ka protestuar pranë Ministrisë së Brendshme për marrjen e maskave rozë për policët në detyrë.

Ata u shprehen se kjo ngjyrë dëmton reputacionin e tyre si policë.

“Nuk e kuptojmë arsyen e blerjes së maskave në një ngjyrë që në pamje të parë do të dukej e papajtueshme me forcat tona. Blerja është e pakuptueshme. Në të ardhmen, maskat duhet të jenë vetëm të zeza, të bardha ose blu”, thuhet në letrën e Sindikatës së Policisë, duke shtuar se pas dy vitesh të një pandemie, duhet të jetë e lehtë për të blerë maskat e duhura”, thanë ata.

Kujtojmë që ndërkohë vijojnë të rriten infesionet me koronavirus në Itali.

Sipas raportit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 184,615 raste të reja me koronavirus nga 1,181,179 teste të kryera.

Ndërkohë, shkalla e pozitivitetit qëndron në 15.6%, nga 16.5% që ishte të mërkurën. Po ashtu, autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur se në 24 orë janë regjistruar edhe 316 vdekje. Kurse, sa i përket situatës në spitale raportohet se në njësitë e kujdesit intensiv janë duke marrë kujdes shëndetësor 1,668 pacientë ndërsa në pavijonet e tjera Covid janë shtruar 339 pacientë më shumë.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj