- Reklamë -spot_img
32.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetTik Tok-u e mori në qafë, ja si e pëson i riu...

Tik Tok-u e mori në qafë, ja si e pëson i riu nga Tirana (Pamjet)

- Reklamë -spot_img

 

Ditën e sotme një i ri është arrestuar nga forcat policore, pasi reklamonte shkeljet e ligjit që bënte në Tik Tok. Një video e publikuar nga një 21-vjeçar në profilin e tij në Tik Tok, i ka kushtuar rëndë pasi është ndëshkuar nga autoritetet.  Policia ka bërë me dije se  në këtë video i riu shfaqej duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit, dhe menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. D., 21 vjeç, i cili drejtonte mjetin duke përdorur celularin, pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa leje drejtimi.

Gjatë testit të kryer me AquilaScan, aparatura e e re e cila tregon përdorimin e lëndëve narkotike, rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin, nën efektin e drogës. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

Tiranë

Postoi video në një rrjet social, për të reklamuar shkeljen rrugore që po kryente, Policia identifikon dhe ndalon drejtuesin e mjetit.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, pas publikimit të një videoje në rrjetin social *TikTok*, në të cilën shfaqej një shtetas që përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. D., 21 vjeç, i cili drejtonte mjetin duke përdorur celularin, pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa leje drejtimi.

Gjatë testit të kryer me AquilaScan rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin, *nën efektin e lëndëve narkotike*.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj