- Reklamë -spot_img
25.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetTemperaturat nën minus, Ministria e Shëndetësisë: Mbani rezerva ushqimore, bombulat e gazit...

Temperaturat nën minus, Ministria e Shëndetësisë: Mbani rezerva ushqimore, bombulat e gazit jashtë

- Reklamë -spot_img

Në kuadër të temperaturave të ulëta dhe përkeqësimit të motit në ditët në vijim, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë një listë me këshilla për qytetarët.  Në udhëzues theksohet se ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore duke cilësuar se kategoritë më të rrezikuara mbeten foshnjet, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Gjithashtu shumë me rëndësi është është mbajtja e rezervave ushqimore, lënia jashtë e bombulave të gazit, mbrojtja nga monoksidi i karbonit dhe veshja e ngrohtë dhe e rehatshme.

Udhëzuesi I Ministrisë së Shëndetësisë:

Kujdes

Ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë problem të rënda shëndetësore

Kategoritë më të rrezikuara nga i ftohti janë:

Foshnjet
Të moshuarit
Të sëmurët kronikë
Kujdesuni në mënyrë të veçantë për këto kategori, të cilët janë më të rrezikuar nga temperaturat e ulëta të dimrit
Si të kujdeseni për veten gjatë ditëve të ftohta:

Siguroni ambient të ngrohtë e me temperaturë konstante në shtëpi dhe punë
Vishuni me veshje sa më të rehatshme të ngrohta, rezistente ndaj erës dhe shiut, kapele dhe doreza si dhe këpucë kundër ujit
Konsumoni produktet e stinës në sasi të mjaftueshme. Ushqimi i siguron trupit energji dhe ngrohtësi në ditë të ftohta
Merrni masa paraprake për rastet e emergjencave

Mbani në shtëpi si rezervë për rastet e ekstreme të motit ujë të pijshëm dhe ushqime të cilat nuk kanë nevojë për frigorifer
Mbroni familjen tuaj nga monoksidi I karbonit
Mbani bombolat e gazit jashtë shtëpisë, bodrumit apo garazhit
Lini menjëherë shtëpinë dhe njoftoni autoritetet në rast se nuhasni praninë e gazit

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj