- Reklamë -spot_img
24.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetSulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, ja deklarata e zyrtarit të NATO-s në Tiranë

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, ja deklarata e zyrtarit të NATO-s në Tiranë

- Reklamë -spot_img

Këtë të mërkurë James Appathurai, zëvendës ndihmës sekretar i NATO-s është shprehur se Shqipëria nuk është vetëm, pasi ka mbështetjen e Aleancës për Atlantikun e Veriut. Ai dënoi sulmin kibernetik ndaj vendit tonë, duke theksuar se sulmi njihet  nga të gjitha vendet europiane dhe NATO  dhe se ndihma ka ardhur në nivel teknik nga strukturat e NATO, por edhe individual.

Appathurai tregoi dhe arsyen e vizitës së tij.

“Ne e kuptojmë se Shqipëria po pëson sulme shumë të mëdha dhe të rënda kibernetike dhe dua t’ju them se nuk jeni vetëm dhe ne do t’ju mbështesim.

Të gjitha vendet e NATO-s e njohin sulmin që i është bërë Shqipërisë dhe e mbështesin Shqipërinë dhe ky është dhe mesazhi që sekretari i përgjithshëm i dha kryeministrit Edi Rama javën e kaluar.

Sigurisht doja të theksoja dhe përpjekjet që ka bërë shteti shqiptar për të përballuar këto sulme që janë bërë.

Ndihma ka ardhur nga NATO, në nivel teknik, por edhe në nivelin individual nga struktura dhe kompani të ndryshme.

Unë dhe ekipi im kemi ardhur për disa arsye, por e para për të parë situatën dhe për të bërë një koordinim të NATO-s me aleatët për sulmin që ka ndodhur, për të parë nevojat afatgjata të Shqipërisë për të garantuar një rrjet mbrojtjeje për sulmet kibernetike dhe kemi para që Shqipëria ka bërë hapa përpara në këtë pikë; dhe për faktin e sulmeve në një shkallë të gjerë që i janë bërë një vendi anëtar të ANTO-s. Z.ministër të jeni të sigurt për mbrojtjen praktike të Aleancës”, deklaroi Appathurai.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj