- Reklamë -spot_img
11.5 C
Tirana
Faqja kryesoreRajoni - BotaBota“Star Wars” dhe “Back to the Future”, dalin në ankandin e Hollywood-it...

“Star Wars” dhe “Back to the Future”, dalin në ankandin e Hollywood-it artikujt e Will Smith

- Reklamë -spot_img

Artikuj ikonë nga filmat e Hollivudit do të shiten në ankand muajin e ardhshëm në Los Angeles.

Janë edhe 1800 artikuj të cilët do të shiten dhe një ndër ta është edhe makina me targën OUTTIME e cila është e quajtur ndryshe edhe makina e së ardhmes që arrin deri në 88 milje në orë.

Të tjërë aetikuj të cilët do të dalin në ankand dhe që priten të blihen nga fansat e filmit përfshijnë ditarin e grailit të Indiana Jones (deri në 80,000 dollarë), një portofol të ngarkuar nga Samuel L. Jackson në “Pulp Fiction” (50,000 dollarë), kostumi “Ghostbusters” i Dan Aykroyd (35,00 dollarë), dhe pantallona të shkurtra boksi të veshura nga Ëill Smith në filmin biografik “Ali” (2,500 dollarë).

Zëvendës President, Chuck Costas për shitjet u shpreh se të gjithë të apasionuarit e filmave mund të kenë diçka të tyren.

“Shumë prej objekteve vijnë nga koleksionistë, por edhe nga vetë studiot, ose mund të kenë qenë të njerëzve që në të vërtetë kanë punuar në xhirimet e filmave në atë kohë. Ne kemi objekte që janë nga qindra deri në qindra mijëra dollarë. Kështu që gjithmonë ka diçka nga filmi juaj i preferuar që është në diapazonin tuaj të çmimeve”, ka thënë ai.

Zhvillimi i ankandit do të realizohet online edhe në Valencia, afër Los Angeles nga 21 deri më 24 qershor.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj