- Reklamë -spot_img
30.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetSkandal i ARRSH-së/ Pranon ofertën më të lartë, i jep kompanisë...

Skandal i ARRSH-së/ Pranon ofertën më të lartë, i jep kompanisë 11,4 milionë euro tender pa garë

- Reklamë -spot_img

Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka dhënë tenderin  për mirëmbajtjen e akseve kryesore të Rajonit Jugor kompanisë së ndërtimit ‘Salillari’. Konrata e tenderit me vlerë 11,4 milionë euro i është dhënë kësaj kompanie pa garë, pasi ‘Salillari’ ka qenë garuese e vetme. Krahas kësaj çështja çalon më shumë  në faktin  se oferta e dhënë nga kompania fituese është sa 99,99% e fondit limit, me një diferencë prej rreth vetëm 800 euro nga tavani që kishte vendosur ARRSH.

Autoriteti Rrugor e ka paracaktuar që në fillim pjesëmarrjen me vetëm një ofertues në tender, pasi fiillimisht ARSH-ja e ka përzgjedhur ‘Salillarin’ si kompani që ka kaluar fazën parakualifikuese dhe i ka dërguar ftesë për të marrë pjesë ne fazën e dytë kështu që mundësia për ofertuesit e tjerë ka përfunduar në këtë moment.

Kontrata parashikon mirëmbajtjen për 4 vite të 7 akseve rrugore kombëtare, Tepelenë – Gjirokastër – Kakavi, Levan-Tepelenë, Vlorë- Sarandë, Gjirokastër – Sarandë, By Pass – Levan – Vlorë, 6 Ura e Kranesë – Konispol (Dogana Qafë Botë), dhe tre lote të rrugës gjysmë të përfunduar Kardhiq – Delvinë.

Ky është një ‘rifitim’ i kontratës , pasi kompania në fjalë e ka pasur edhe 5-vjeçarin e mëparshëm mirëmbajtjen e e akseve kryesore të Rajonit Jugor.

Megjithatë ajo kontratë shkaktoi polemika të mëdha për shkak të problemeve të shumta që shoqëruan mirëmbajtjen e rrugëve te rajonit të jugut, ARRSH zhvilloi një tender pa garë duke i dhënë përsëri Salillarit plot 11,4 milionë euro.

Kujtojmë se ‘Salillari’ është fituese e e disa tenderave të majmë gjatë viteve të fundit, një ndër to është ndërtimi i ‘Unazës së Madhe të Tiranës”.

 

 

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj