- Reklamë -spot_img
24.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetShqiptarët të alarmuar, bllokohen sërish në Han të Hotit

Shqiptarët të alarmuar, bllokohen sërish në Han të Hotit

- Reklamë -spot_img

Vijon të jetë problematike situata me kalimin e punëtorëve shqiptarë në pikën kufitare të Hanit të Hotit për të shkuar në Malin e Zi. Mëngjesi i sotëm ka sjellë sërish probleme me kalimin e punonjësve shqiptarë në Mal të Zi. Sipas informacioneve të marra mësohet se edhe pse me të dy dozat ata duhet të presin edhe  14 ditë për të kaluar kufirin sipas masave të reja të vendosura.

Tashme është vendosur pranë Pikës Kufitare një qendër testimi. Ndërkohë, për punonjësit kostoja e tamponit 23 euro është e papërballueshme.

“Kemi protestuar edhe dje. Shteti jonë ka të drejtë të na hapë rrugën. Me testin që është bërë 23 euro këtu, është e papërballueshme. Nuk i lejojnë testet në Shkodër, thonë t’i bëjnë këtu. Unë i kam bërë të dyja vaksinat dhe nuk po i njohin,” thotë një qytetar.

“Shteti ynë shqiptar ka të drejtë të na hapi rrugë siç kemi qenë më përpara. Me testin që bëjmë ne me 23 euro neve nuk na vlen asgjë. Nuk i lejon testet në Shkodër thotë vetëm këtu lejohet. Këtu ka dhe të tjerë që duan të lëvizin. Mund të lëviz kudo si në Mal të Zi dhe Serbi. Unë i kam bërë të dyja dozat e vaksinës. I bëj thirrje shtetit shqiptar të na hapi rrugën se duam të lëvizim”– u shpreh njëri nga qytetarët.

“Unë e kam kaluar Covidin dhe këta nuk ma njohin,” thotë një tjetër.

“Nuk na e pranojnë testin që kemi, duan ta bëjmë këtu 23 euro,” shprehet një qytetar, i cili është kthyer.

Masat e reja u vendosen ditën e djeshme në palën malazeze dhe kjo solli problematike për punonjësit shqiptar. Janë 100-200 punonjës ditorë që mbajnë familjet me këtë punë krahu në shtetin malazez.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj