Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shpërblimet financiare, ja projektligji i ri i qeverisë për titujt e nderit

09:56 23/09/2022
Reading Time: 3 min lexim

Krahas dekoratave, qeveria ka përgatitur një projektligj të ri i cili synon rregullimin e sistemit për titujt e nderit kombëtare dhe vendore. Sipas kësaj nisme, parashikohet ndarje dhe dallim mes “titujve të nderit” nga “dekoratat”, të cilat janë propozuar të rregullohen nëpërmjet një projektligji tjetër, që i është propozuar Kuvendit për shqyrtim në muajin korrik.

Sipas relacionit, kjo nismë diferencuese ndërmerret duke mbajtur në konsideratë rregullimet ligjore të kësaj fushe të vendeve evropiane, kryesisht modelin italian dhe francez dhe kanë të bëjnë edhe me ripërcaktimin e rregullave dhe të procedurës përkatëse për dhënien e titujve të nderit. Ndryshe nga ligji në fuqi, ky projektligj parashikon se dhënia e titullit të nderit apo titullit vendor të nderit nuk shoqërohet me shpërblim financiar. Ligji në fuqi, i vitit 2013, parashikon se se dhënia e dekoratave, titujve të nderit, medaljeve dhe titujve vendorë të nderit mund shoqërohet me një shpërblim financiar, sipas vlerësimit të autoritetit përgjegjës.

Projektligji parashikon dy llojet të titujve të nderit në nivel kombëtar: titulli Ambasador i kombit, i cili i jepet shtetasve shqiptarë ose pjesëtarëve të diasporës, në shenjë mirënjohje për veprimtari, kontribute dhe merita të spikatura e të qëndrueshme, që lartësojnë vlerën dhe figurën e kombit shqiptar; si dhe titulli Qytetar nderi i Republikës së Shqipërisë, i cili i jepet shtetasve të huaj në shenjë mirënjohje për veprimtari, kontribute dhe merita të spikatura në shërbim të kombit e shtetit shqiptar dhe të forcimit të shoqërisë demokratike, brenda dhe jashtë vendit.

Në nivel vendor, titulli i parashikuar me ligj është vetëm Qytetar nderi, i cili jepet nga këshilli bashkiak për veprimtari të shquar brenda juridiksionit dhe në dobi të bashkisë ose për veprimtari për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të komunitetit brenda territorit të bashkisë. Sipas projektligjit, ky titull nderi i jepet në çdo rast edhe personaliteteve të huaja të nivelit të lartë që vizitojnë një bashki në kuadër të një vizite zyrtare ose shtetërore.

Krahas tij, projektligji parashikon mundësinë e Bashkive për të krijuar tituj të vecantë vendorë nderi (jo më shumë se dy në një vit kalendarik), për të shprehur mirënjohjen e posaçme për veprimtarinë e shquar në dobi të komunitetit të saj.

Në të njëjtën linjë, me qëllimin për të moslejuar krjimin dhe dhënien në mënyrë të pajustifikuar të këtyre titujve, parashikohet se në vendimin e krijimit, Njësia vendore duhet të argumentojë nevojën për nderimin e veçantë, arsyen përse nderimi me titullin qytetar nderi, nuk është i përshtatshëm dhe i mjaftueshëm dhe emërtesën e titullit të veçantë vendor të nderit i cili përkon me një datë ose ngjarje të shënuar në territorin e njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Për titujt kombëtarë, nisma për dhënien e titujve të nderit i përket Presidentit të Republikës, i cili e ushtron kryesisht, ose me propozim të Kryetarit të Kuvendit, ose Kryeministrit. Ndërsa në rastin e titujve vendorë e drejta e propozimit i përket kryetarit të bashkisë, si dhe çdo anëtari të këshillit bashkiak. Projektligji parashikon, ndryshe nga ligji ekzistues, edhe mundësinë e kërkesës për ushtrimin e propozimit, që mund të paraqitet nga qytetarët drejtuar institucioneve, në favor të një personi të tretë treti./Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
Zhdukja e Ervis Martinajt dhe rihapja e lojrave të fatit, Rama jep përgjigjen

Zhdukja e Ervis Martinajt dhe rihapja e lojrave të fatit, Rama jep përgjigjen

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English