- Reklamë -spot_img
21.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetKronikëSherr me thika në Vlorë, plagosen dy persona (Emrat)

Sherr me thika në Vlorë, plagosen dy persona (Emrat)

- Reklamë -spot_img

Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur në qytetin e Vlorës ditën e sotme, në lagjen “24 maji” . Mësohet se dy persona janë konfliktuar fillimisht me fjalë me njëri-tjetrin dhe më pas  sherri ka degraduar në përdorimin e sendeve të ftohta.

Pasi janë konfliktuar me thika ata kanë përfunduar të dy në spitalin e Vlorës de mësohet se gjendja e një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë. Dy shtetasit janë  Kujtim Salija, i ili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, pasi ka marrë disa goditje me thikë dhe Jetnor Hoxhaj i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 12.10.2021, rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin shtetasit K. S., 63 dhe J. H., 48 vjeç të dy banues në Vlorë.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë :

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 12.10.2021, rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin shtetasit K. S., 63 dhe J. H., 48 vjeç të dy banues në Vlorë.

Si pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj