- Reklamë -spot_img
21.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitet“SHBA ka marrëdhënie të fortë me PD”, Kim: Shpresojmë që t’i fitojë...

“SHBA ka marrëdhënie të fortë me PD”, Kim: Shpresojmë që t’i fitojë sërish zgjedhjet

- Reklamë -spot_img

Ambasadorja Yuri Kim ka folur për mediat pas takimit të saj me Lulzim Bashën në selinë blu.  Kim tha se është kthyer para pak orësh nga Uashingtorni, ku ka inofrmuar shefat dhe kolegët e saj për situatën në Shqipëri.

Ajo u shpreh se ishte e rëndësishme të vinte në PD, për të nadër atë që ka mësuar nga Uashingtoni.

“Unë sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni, ku kam pasur mundësi të flasë me drejtues nga të gjitha agjencisë, përfshirë DASH, Shtëpinë e Bardhë. Kam pasur mundësi të mund t’iu japë informacion shefave dhe kolegëve të mi për situatën në Shqipëri. Besoj që mendova se ishte tejet e rëndësishme që sapo të kthehesha të mund të vija në PD, për të ndarë me të atë që kam mësuar nga Uashingtoni. Ndava me kryetarin Basha që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të vazhduar dhe për të punuar më ngushtësisht me PD”, tha Kim.

Ambasadorja shtoi se SHBA ka pasur marrëdhënie të forta me PD dhe shpreson që të dalë më e fortë nga ky process tranzicioni e të fitojë sërish zgjedhjet. Kim tha se Uashingtoni është serioz në luftën ndaj korrupsionit, pavarësisht rangut apo partisë.

“E dini të gjithë që SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD. Ne ishim aty kur PD erdhi në pushtet për herë të parë dhe shpresoj që të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pushtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon. E kuptojmë fare mirë që PD ndodhet në një pozitë të vështirë, proces tranzicioni, por shpresojmë se do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar, që të kthehet dhe të fitojë përsëri zgjedhjet. Gjithashtu dëgjoj që të konfirmoj se sa i përket Uashingtonit të jemi serioz në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, jemi të gatshëm që ta sulmojmë atë, pavarësisht rangut, nivelit, apo parties”, u shpreh ambasadorja..

 

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj