Një ngjarje tejet e rëndë është regjistruar në Itali. Mësohet se në këtë shtet ka vdekur Andriese Agostino Sellitri 71 vjeç. Mësohet se italiani ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak, pas vendosjes së një implanti dentar në Shqipëri. Sipas quotidianodipuglia.it, rregullimi i dhëmbëve në Shqipëri nga italianët është bërë tashmë zakon dhe kjo sepse mund të kursejnë deri në 60% në trajtimet dentare në krahasim me vendet e tjera perëndimore. Ndërkohë presidenti i Shoqatës Kombëtare të Stomatologëve Italianë (Andi) të Barit dhe Bat, Fabio De Pascalism është shprehur se këto ndërhyrje dentare me kosto të ulët fshehin gracka dhe rreziqe që nuk mund të anashkalohen dhe shpesh na takon ne t’i riparojmë.
Presidenti i Shoqatës Kombëtare të Stomatologëve Italianë
Rreth korrelacioneve dhe implikimeve që mund të ketë shkaktuar ajo ndërhyrje e ndjej për detyrë në emrin tim dhe të gjithë kolegëve të mi t’u referohem rregullave të maturisë dhe vëmendjes kur dikush vendos të ndërmarrë një udhëtim të këtij lloji. Premtimet për ndërhyrje dentare me kosto të ulët fshehin gracka dhe rreziqe që nuk mund të injorohen. Për më tepër, këta pacientë rekrutohen në mënyrë delikate dhe jo shumë transparente. I bëjmë thirrje të gjithëve që të mos mashtrohen. Kostoja e ulët shpesh nënkupton kujdes të dobët, mospërmbushje të kohës së nevojshme klinike, si dhe stres të tepruar fizik dhe psikologjik për pacientin. Shumë më tepër se shpesh na takon ne të riparojmë dëmet e bëra diku tjetër.