- Reklamë -spot_img
21.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetRihapja e çështjes "Gërdeci", reagon për herë të parë avokati i Fatmir...

Rihapja e çështjes “Gërdeci”, reagon për herë të parë avokati i Fatmir Mediut

- Reklamë -spot_img

Gjykata e Apelit kërkoj që të rihapej dosja “Gërdeci” dhe kërkoi rigjykim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. .

Menjëherë pas vendimit ka reaguar avokati i tij i cili e ka cilësuar këtë vendim anti-kushtetues. Avokati shprehet se vendimi  përbën pavlefshmëri absolute dhe në çdo rast sipas tij baza motivuese  e tij nuk mund të jetë kurrë ligji. Ardian Visha thotë se është hera e parë që një gjykatë e nivelit të ulët prish vendimin që ka marrë Gjykata e Lartë.

Ne cilesine e perfaqesuesit ligjor te z Fatmir Mediu shpreh sa me poshte: Vendimi i deklaruar ne media nga Gjyqtarja e Apelit te Posacem, perben nje akt jo Kushtetues dhe pluri-shkeles të Konventes Europiane Per te Drejtat e Njeriut dhe nje sere ligjesh te tjera te vendit. Ai(vendimi) perben nje pavlefshmeri absolute e ne cdo rast baza motivuese e tij nuk mund te jetë kurre ligji.

Eshte hera e pare ne jurisprudence kur nje gjyqtare e nje gjykate te nivelit me te ulet prish vendimin e Gjykates Larte!! Vec të tjerave shkelja e ligjit është e dukshme , sepse e njejta ceshtje(kerkese) eshte shqyrtuar dhe hedhur poshte nga gjykata e shkalles pare dhe gjykata e apelit, Tirane në vitin 2019.

Ky vendim hapur cenon parimin e sigurise juridike, parimin e gjese se gjykuar, parimin e ligjit favorizues dhe per me teper synon procedimin per nje akuze afati parashkrues i se ciles ka kaluar me kohe. Pasi te njihemi me “ arsyetimin” e ketij akti te paligjshem, do reagojmë me transparencë e me te gjitha mjetet ligjore të përshtatshme. “, ka thënë avokat Ardian Visha. 

Kujtojmë se vendimi i Apelit u përshëndet sot nga familjarët e viktimave në Gërdec, të cilët e konsideruan një hap përpara për të vendosur drejtësi për 28 personat e vdekur nga shpërthimi në fabrikën e armëve, në kohën kur Fatmir Mediu ishte ministër i mbrojtjes.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj