- Reklamë -spot_img
12.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetReshjet e dendura të dëborës, reagon ARRSH

Reshjet e dendura të dëborës, reagon ARRSH

- Reklamë -spot_img

Ditën e sotme si pasojë e uljes së temperaturave dëbora ka zbardhur edhe Llogaranë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka udhëzuar drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje duke respektuar sinjalistikën rrugore duke reduktuar shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

ARRSH bën me dije se mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.

“Në Llogara kanë filluar reshje të dëborës mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.

Kujtojmë se sipas meteorologes, do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit. Temperaturat e ajrit, vlerat më të ulëta pritet të shënohen javën e ardhshme.

“Duke u gdhirë dita e shtunë do të kemi reshje dëbore në zonat lindore, gjithashtu do të kemi depërtimin e masave ajrore me origjinë polare duke filluar nga mesdita ne do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit, ku vlerat maksimale zbresin në 9 apo në 10 gradë Celsius sot. Më e ndjeshme rënia e temperaturave do të jetë mëngjesin e së shtunës, gjithashtu edhe mesdita ku presim që vlerat minimale pritet të ulen në minus 10 gradë Celsius në qytete të veri-lindjes, si Puka, Peshkopia, Bulqiza, Bajram Curri. Gjithashtu edhe në jug-lindje të vendit, termometri zbret në minus 9 gradë Celsius, ndërsa maksimumi shënon deri në 7 gradë Celsius në zonat perëndimore dhe ditët më të ftohta do të jenë: E hënë, e martë dhe e mërkurë, ku termometri në zonat malore zbret në minus 12, minus 13 gradë Celsius, ndërsa pothuajse i gjithë territori shqiptar gjatë orëve të para të ditës, 90 për qind e territorit do të jetë në vlera negative. Temperaturat e ajrit, vlerat më të ulëta pritet t’i shënojnë javën e ardhshme, ndërkohë që nuk do mungojnë as reshjet e dëborës. Me përjashtim të Sarandës, të gjitha qytetet do shënojnë temperatura negative,”- tha Bani.

- Reklamë -spot_img

Na Ndiqni

752FansaPëlqeje
19,500NdjekësNdiqe

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj