- Reklamë -spot_img
32.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetRënia drastike e çmimit të naftës në bursë! Bordi i Transparencës 'kujtohet'...

Rënia drastike e çmimit të naftës në bursë! Bordi i Transparencës ‘kujtohet’ sot, bën uljen qesharake

- Reklamë -spot_img

Pas rënies drastike të çmimit naftës në bursë ditën e djeshme,  ku një  fuçi naftë shitej me 104 dollarë, Bordi i Transparencës u ‘kujtua’ sot për një vendim të ri.

Bëhet me dije se nga vendimi i fundit një litër naftë do të tregtohet më 258 lekë, nga 261 lekë që tregtohej më parë. Në ulje të lehtë është dhe çmimi gazit. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të  jetë 83 lekë/litri, ose tre lekë më pak nga se ishte.

Vlen të përmendim se ditën e sotme në bursë nafta shitet me 105 dollarë/fuçi.

Çmimi i benzinës ka një rritje të lehtë. Një litër benzinë do të jetë 239 lekë në pikat e shitjes me pakicë.  Për të gjithë 5- mujorin importet e naftës shënuan rënie me 6% dhe i gjithë fenomeni u përqendrua në tre muajt e fundit mars-maj, pasi nisi lufta në Ukrainë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, importet e naftës shënuan në muajin maj rreth 44 mijë tonë, nga më shumë se 54 mijë tonë në të njëjtën periudhë të vitit 2021, me rënie 18%. Kjo ishte rënia më e fortë në krahasim me dy muajt paraardhës, shkruan Monitor.

Theksojmë se “Gazeta Reforma” vazhdimisht ka bërë krahasimin midis çmimit të naftës në bursë dhe atij që është vendosur herë pas herë nga Bordi i Transparencës në vendin tonë.  Kemi konstatuar me anë të vlerave krahasuese, se çmimi i vendosur nga Bordi i Transparencs nuk e ka reflektuar çmimin me të cilin nafta shitet në bursë.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj