Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Reja i bashkohet nismës se UEFA-s, ja si shprehet

21:17 06/12/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, i është bashkuar fushatës së UEFA-s “Coaches for Health – Feel Well, Play Well” (Fushata e trajnerëve për shëndetin – Ndjehu mirë, luaj mirë) së bashku me trajnerët e ekipeve kombëtare të 55 federatave anëtare të UEFA-s.

Kjo fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin te të rinjtë për përfitimet e të bërit aktivitet fizik, konsumimi i ushqimit të shëndetshëm dhe rëndësinë e shëndetit mendor.

Në video-mesazhin e dhënë për këtë fushatë të UEFA-s, tekniku italian u bën thirrje të rinjve që të bëjnë një jetë të shëndetshme plot me aktivitet fizik, të evitojnë alkoolin dhe duhanin, si edhe t’i drejtohen një specialisti nëse kanë probleme më shëndetin mendor.

Për me tepër Reja jep shembullin e tij se si arrin të mbajë një formë fizike e mendore të mirë, duke bërë një jetë të rregullt dhe aktive.

 

 

“Kam kërkuar gjithmonë të mbaj formën fizike. Nuk mund të rri dot asnjë ditë pa bërë diçka. Kohët e fundit sigurisht që preferoj biçikletën. Është shumë e rëndësishme të evitohet përdorimi i alkoolit. Mënyra e të ushqyerit është shumë e rëndësishme dhe mbi të gjitha aktiviteti fizik. Një njeri nëse është në gjendje fizike të mirë, duhet të bëjë gjithmonë aktivitet fizik. Unë jam 76 vjeç dhe ndihem akoma i ri, sepse kam bërë gjithmonë një jetë shumë të rregullt.

Përsa i përket gjendjes mendore, që është thelbësore përtej gjendjes fizike, duhet të jetë gjithmonë në plan të parë, sepse është mendja ajo që të bën të lëvizësh. Nëse ke probleme duhet të flasësh me familjen pikësëpari. Gjithashtu, duhet të flitet edhe me një psikolog duke qenë se mund të të japin edhe ndihmë në këtë aspekt. Kur je i shëndetshëm fizikisht, je i shëndoshë dhe mendërisht!”, – thotë Edy Reja në mesazhin e tij.

Shëndeti dhe mirëqenia janë thelbësore për sportin dhe UEFA promovon përfitimet dhe rëndësinë e ndjekjes së një stili jetese aktive dhe të shëndetshme, duke luajtur futboll.

UEFA është e bindur se popullariteti dhe ndikimi i madh i futbollit sjell një përgjegjësi që organi drejtues i sportit në Europë nuk mund ta injorojë: të shërbejë si model dhe një zë i fuqishëm për ndryshime pozitive për çështjet globale./BW

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Mos harroni oligarkët!
Uncategorized

Mos harroni oligarkët!

Është mirë që disa media duket sikur kanë bërë një kthesë, ose të paktën një gjysmë kthese, në raportimin për...

18:32 17/06/2026
Para
Fondet e rindërtimit, abuzimet shkojnë në 1.5 miliardë lekë me tenderat e dhënë

Fondet e rindërtimit, abuzimet shkojnë në 1.5 miliardë lekë me tenderat e dhënë

Lajmet e fundit

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English