- Reklamë -spot_img
32.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetRama sot në Kiev, ja çfarë shkruajnë mediat Ukrainase

Rama sot në Kiev, ja çfarë shkruajnë mediat Ukrainase

- Reklamë -spot_img

Vizita që Kryeministri Edi Rama dhe homologu malazez Dritan Abazoviç kryen sot në Kiev nuk ka kaluar pa u komentuar nga mediat vendase. Vlen të theksojmë se ftesa është bërë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.  Rama dhe Abazoviç panë nga afër zonat e bombarduara të Borodyanka-s dhe Irpin-it dhe më pas ekspozitën për luftën ruso-ukrainase. Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit miratuan një deklaratë të përbashkët në mbështetje të dhënies së Ukrainës statusin e kandidatit për në BE, shkruan Agjencia ukrainase e lajmeve Interfax. Zelensky ka falënderuar të gjithë pjesmarrësit për miratimin e deklaratrës e cila i jep mbështetje anëtarësimit të Ukrainës në BE.

“Vendet tona duhet të jenë anëtarë të plotë të BE-së dhe ne jemi dakord që shtetet tona nuk janë rivalë në këtë rrugë evropiane. Ato vetëm përforcojnë mundësitë e njëri-tjetrit,” tha presidenti i Ukrainës.

Zelensky tha gjithashtu se “ky takim tregon mbështetjen e kryeministrave, si dhe të popujve të tyre, për integritetin tonë territorial, sovranitetin tonë, kursin tonë drejt anëtarësimit të plotë në BE, si dhe domosdoshmërinë për të sjellë të gjithë kriminelët rusë të luftës para përgjegjësisë për atë që ata kanë bërë kundër Ukrainës në tokën tonë dhe kundër Evropës”.

“Ne jemi dakord që një mbështetje edhe më e fortë për Ukrainën duhet të jetë një përgjigje taktike efektive ndaj agresionit të Rusisë. Paketa e shtatë e sanksioneve duhet të jetë po aq e dukshme për vendin agresor sa të gjashtë të mëparshmet së bashku,” tha ai.

Kujtojmë se Kryeministri Rama gjatë vizitës në Kiev ka qenë i shoqëruar nga Forcat Renea për të mbrojtur sigurinë e tij, në një vend aspak të pasigurt nga sulmet dhe bombardimet e vazhdueshme ruse.  Gjithashtu Rama është shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

 

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj